Presidenti Stevo Pendarovski, sot në pikën e vaksinimit të ISHP Shtëpia e Shëndetit Kumanovë, në sallën sportive të SHMK “Pero Nakov”, u vaksinua kundër kovid-19. Në përputhje me fushatën nacionale të vaksinimit, Presidenti Pendarovski vendosi të vaksinohet në këtë komunë me qëllim që ta ngrejë vetëdijen publike për nevojat e vaksinimit masiv.
“Terminin për vaksinim e mora për dje, megjithatë ishim në udhëtim zyrtar i cili ishte caktuar prej para shumë kohe, ishim në takim rajonal. Vendosa të vaksinohem në tjetër qytet sepse ka spekulime, dezinformacione, se me demek disa vaksina bëhen në Shkup, kurse vaksina të tjera jepen në qytete të tjera. Prandaj është mirë që ta shkatërrojmë atë spekulim, mendoj se është mirë edhe për të tjerët dhe ata që janë në funksion të veprojnë ngjashëm. Unë dua, që më datën 08.06 kur duhet ta marr dozën e dytë, atë ta marr në ndonjë komunë tjetër, mendoj se kështu është mirë që t’u dëshmojmë njerëzve se të gjitha vaksinat që vijnë në vend janë të kontrolluara, të gjitha janë efikase dhe nuk duhet të kenë asnjë lloj dyshimi. Duhet ta bëjnë sa më shpejt këtë akt sepse është mirë që të kthehemi sa më shpejt në gjendje normale edhe në jetën private edhe në profesion” tha midis të tjerash në deklaratën pas vaksinimit Presidenti Pendarovski.