Presidenti Pendarovski: ushtarët tanë dëshmuan se janë të trajnuar profesionalisht në përputhje me standardet më të larta të NATO-s

29 Qershor 2021 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në ceremoninë në kazermën “Ilinden” në Shkup, me rastin e përfundimit të pjesëmarrjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin paqësor në Republikën Islame të Afganistanit 2002/2021.

“Ky mision paqësor vërtetoi se ushtarët tanë mund të shërbejnë me sukses në suazat e cilitdo mision paqeruajtës, se janë të trajnuar në nivelin më të lartë profesional dhe në përputhje me standardet më të larta të NATO-s. Kuptohet, ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e partnerëve tanë të atëhershëm, kurse tani aleatët tanë – SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Çekia, Greqia, Norvegjia dhe Gjermania, rekomandoi Pendarovski.

Të nderuar ushtarë dhe oficerë, përfaqësues të Armatës,

Të nderuar të pranishëm,

Kam nderin që, si Komandanti Suprem i forcave të armatosura, jam sot këtu, në këtë ceremoni të organizuar me rastin e kthimit të kontingjentit tonë të fundit paqeruajtës nga Afganistani.  Së pari dua paqeruajtësve tanë t’u them – mirë se erdhët në shtëpi!

Tani edhe ju edhe të afërmit tuaj mund të merrni frymë me lehtësi të madhe sepse na u kthyet në shtëpi shëndoshë e mirë. U kthyet nga një mision mandati i të cilit nuk ishte i lehtë. Jo vetëm që është sfidë, vetë të gjendeni në një mjedis të panjohur, larg shtëpisë së vet, sfidë edhe më e madhe është të jeni në një mjedis i cili prej 20 vjetësh është jostabil, ndërsa në shumë raste edhe i rrezikshëm. Prandaj, pjesëmarrja juaj, në këtë operacion paqësor është edhe më e vyeshme, kurse kontributi nuk është vetëm i juaji, personal por edhe i familjeve tuaja të cilat ju kanë mbështetur.

Ju ishit aty në shërbim të vendit të vet, por edhe në shërbim të popullit të Afganistanit i cili duhet t’i gëzojë të njëjtat të drejta, të cilat i kanë edhe popujt e tjerë në botë. Prandaj dëshiroj, në emrin tim personal, por besoj edhe në emër të të gjithë qytetarëve tanë t’ju shpreh falënderim të madh.

Para pothuajse 30 vitesh kur në territorin tonë janë vendosur fuqitë paqësore të  Kombeve të Bashkuara, ose pas konfliktit në vitin 2001, kur ishim nikoqirë të tri operacioneve të NATO-s, nuk mund të parafytyrohej se një ditë ushtarët tanë do të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë. Por, në vitin 2002, kjo u bë realitet. Nga vend përdorues, u bëmë eksportues si sigurisë. Vendimi ynë politik për dërgim të ushtarëve tanë jashtë shtetit është gjithmonë një nga dilemat më të vështira para së cilave mund të vendosen politikanët, por, sot, nga kjo perspektivë, jam i bindur se atëherë është marrë vendimi i vërtetë.

Politikanët shpesh nuk janë dakord mbi shumë tema, por, kur bëhet fjalë për dërgimin e njerëzve tanë në misione paqeruajtëse, Parlamenti i ka marrë gjithmonë vendimet unanimisht. Filluar me modesti, me dërgim të dy oficereve të shtabit në Forcat ndërkombëtare të sigurisë për ndihmë, vazhduam me dërgim të kontingjenteve më të mëdha. Kemi marrë pjesë në përbërje të përbashkëta me paqeruajtësit nga Turqia dhe nga Mbretëria e Bashkuar, dërguam kontingjent në përbërje të Gardës nacionale të Vermonit nga SHBA-ja. Kishim ekipe mjekësore në përbërje të spitalit grek, çek dhe norvegjez dhe së bashku me vendet e Konventës së Adriatikut.

Pas përfundimit të ISAF në vitin 2014, vazhduam me pjesëmarrjen në misionin e ri të NATO-s, Mbështetje vendimtare, ku ushtarët dhe oficerët tanë kanë punuar së bashku me fuqitë e SHBA-së, Turqisë, Republikës Federale të Gjermanisë, Mbretërisë së Norvegjisë, si dhe në formatin A5. Në të dy misionet, armata jonë ka marrë pjesë me mbi 3300 njerëz, prej të cilëve 190 ishin përfaqësuese të gjinisë femër.

Të nderuar,

Kontingjentet për të cilat flasim, ndoshta duken të vogla në raport me numrin e përgjithshëm të forcave të angazhuara i cili në disa periudha në Afganistan ishte edhe mbi 150.000, por, është i madh në kuptimin relativ duke pasur parasysh se një periudhë Maqedonia e Veriut ishte e katërta sipas madhësisë së kontributit në raport me numrin e popullatës së saj. Kurse, numri prej mbi 3300 përfaqësues është pothuajse sa gjysma e numrit të përgjithshëm të armatës sonë. Vetë numri është shumë më i rëndësishëm nëse merret parasysh edhe struktura e saj e cila e reflekton gjithmonë përbërjen etnike të popullatës sonë dhe se ushtarët tanë, së bashku me partnerët tanë, ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë.

Të nderuar paqeruajtës,

Ju me profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj e prezantuat në mënyrën më të mirë vendin e vet. Nëse si shtet besojmë se të gjithë njerëzit kanë lindur të lirë dhe të barabartë, nuk mund të jemi dinjitozë të fjalëve dhe besimeve tona, nëse nuk i mbrojmë ato vlera kudo që të ketë nevojë në mbarë botën.

Ky mision paqësor vërtetoi se ushtarët tanë mund të shërbejnë me sukses në suazat e cilitdo mision paqeruajtës, se janë të trajnuar në nivelin më të lartë profesional dhe në përputhje me standardet më të larta të NATO-s. Kuptohet, ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e partnerëve tanë të atëhershëm, kurse tani aleatët tanë – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Çekia, Greqia, Norvegjia dhe Gjermania. Një falënderim i madh edhe për ta!

Besoj se përvoja e fituar gjatë angazhimit tuaj në këtë mision prej jush bëri jo vetëm ushtarë më të mirë por edhe njerëz më të mirë. Dëshiroj edhe në të ardhmen të vazhdoni ta përfaqësoni atdheun e vet, popullin e vet dhe dinjitetin e armatës sonë në dritën më të mirë të mundshme, kudo që të jeni.

Shpreh falënderim të madh edhe për të gjithë paqeruajtësit nga e mbarë bota, në të gjitha misionet ndërkombëtare paqeruajtëse dhe u bëj homazh për kontributin e tyre për një botë më paqësore dhe më të sigurt.

Ju faleminderit për vëmendjen!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....