Presidenti Pendarovski vendosi lule në varrin e ish-presidentit Kiro Gligorovit me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij

1 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Kopshtin e kolosëve në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup, vendosi lule të freskëta pranë varrit të Presidentit Kiro Gligorov, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij.

Kiro Gligorovi do të mbahet mend si pjesëmarrës aktiv në proceset më të rëndësishme të pavarësimit politik të shtetit tonë. Me aftësitë, maturinë, mençurinë dhe diplomacinë e vet udhëheqëse dha kontribut të jashtëzakonshëm për mirënjohje dhe etablim ndërkombëtar të vendit dhe e hapi rrugën për plotësim të qëllimeve strategjike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit