Presidenti Pendarovski vendosi lule pranë varrit të Shën. Kirilit në bazilikën “San Klemente”

27 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës në Republikën Italiane dhe Selinë e Shenjtë, me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirilit” sot në bazilikën “San Klemente” vendosi lule pranë varrit të Shën. Kirilit.

Më parë, Presidenti Pendarovski kishte audiencë te Kreu i Kishës Katolike Romake, Shenjtëria e Tij Papa Françesku, kurse u takua edhe me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinali Pjetro Parolin.

Presidenti Pendarovski, së bashku me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev e vizituan bazilikën “Santa Maria Maxhore” dhe së bashku bënë homazhe për veprën e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...