Presidenti Pendarovski vizitoi dy ekspozita në Muzeun e artit bashkëkohor

14 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski i vizitoi ekspozitat “Gjithçka që kemi bashkërish” dhe “Lehja e reve nuk i shqetëson qentë” të vendosura na Muzeun e artit bashkëkohor.

Ekspozita “Gjithçka që kemi bashkërish” është organizuar në suazat e bienales së 14-të evropiane nomade për artin bashkëkohor “Manifesta”. Në këtë ekspozitë janë vendosur vepra artistike të artistëve romë nga shumë vende evropiane, si Dilejn le Bas dhe Den Tarner nga Anglija, Robert Gabros, Emilija Rigova dhe Llubosh Kotllar nga Sllovakia, Sead Kazanxhiu nga Shqipëria, Ceija Stojka nga Austria, Nihad nino Pushija nga Bosnja dhe Hercegovina/Gjermania, Andre Jeno Racsh nga Gjermani dhe Rpma xhem seshën kolektivi artistik – Mustafa Asan. Mo Diner, Milena Petroviq nga Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Serbia, si dhe Ahmet Kadri dhe Durmish Qazim nga vendi ynë.

Veprat artistike të kësaj ekspozite trajtojnë çështje të ndryshme që lidhen me historinë e përjashtimit dhe margjinalizimit të bashkësive rome në kontekste të ndryshme politike evropiane dhe nëpërmjet këtyre artistët romë duan ta zmadhojnë dukjen e artit dhe gjuhës rome dhe ndryshimin e narrativeve të margjinalizuara për romët.

Ekspozita “Lehja e reve nuk i shqetëson qentë” e artistëve nga Kosova, Driton Selmani, një prej tre autorëve të shpërblyer për “Autorin dhe veprën më të suksesshme” në Bienalen e 13-të ndërkombëtare të autorëve të rinj, përbëhet nga vepra tekstuale, objekte dhe video. Nëpërmjet tyre autori, në mënyrë humoristike, duke përdorur një formë specifike të humorit e hulumton dhe e eksploron përditshmërinë. Në këtë kontekst, Selmani artikulon çështje që lidhen me kulturën e njohur, diskurset e fuqisë në formësimin e jetëve tona, kurse trajton edhe narracione historike, stereotipa, ndjenjën e përkatësisë dhe përjashtimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....