Presidenti Pendarovski viziton njësitë ushtarake të angazhuara në kufirin jugor dhe qendrën e tranzitit për emigrantët në Gjevgjeli

4 Korrik 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot i vizitoi pjesëtarët e Armatës, të angazhuar në kufirin jugor.

Para Presidentit Pendarovski u prezantua situata aktuale e sigurisë, si dhe masat taktike dhe procedurat të cilat i kryejnë njësitë e ushtrisë për të parandaluar kalimet e paligjshme në kufirin jugor.

Më parë, Presidenti Pendarovski vizitoi qendrën e tranzitit për emigrantët në Gjevgjeli, ku aktualisht ka rreth tridhjetë emigrantë. Presidenti Pendarovski u njoh me situatën aktuale në qendrën e tranzitit.

“Nga ajo që kam dëgjuar në brifingun me eprorët kompetentë, dhe këtu në Qendrën, se nuk ka kurrfarë indikatorë për rritjen e numrit të emigrantëve dhe refugjatëve. Megjithatë, është mirë që ne jemi gati, dhe nëse ka një rritje në atë shifër, t’i mirëpresaim, sigurisht përmes një procedure dhe nëpërmjet bashkëpunimit me organizatën ndërkombëtare për migracionin. Sikur Republika e Maqedonisë së Veriut që ishte pjesa më e rëndësishme në atë zinxhir, gjatë krizës më të madhe të refugjatëve në të a.q. Ruta ballkanike dhe siç morëm vlerësime më të larta të mundshme, kualifikime më të mira për pritje dhe pranimin e atyre refugjatëve, ashtu jemi edhe tani të përgatitur nëse duhet të veprojmë në mënyrën e njëjtë. Vetëm mund të lavdërojmë anëtarët e Ushtrisë sonë dhe natyrisht anëtarët e MPB të cilët punojnë këtu tashmë vitin e katërt të rotacioneve të rregullta, në kushte të ndryshme atmosferike, me qëllim që ne të jemi të sigurt, kufijtë tanë të jenë të sigurt. Natyrisht, çdo kalim i paligjshëm të kalojë brenda kuadrit dhe rregulloreve ndërkombëtare për shtetin që të marrë notat më të larta të mundshme, dhe nga aspekti i respektimit të së drejtës së atyre njerëzve që kanë të drejtë të pranohen dhe kanë të drejtë të trajtohen në mënyrë dinjitoze”, deklaroi Presidenti Pendarovski gjatë vizitës në forcat ushtarake në kufirin jugor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit