Presidenti Pendarovski zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e austriak, Aleksandër Van der Belen.

3 Nëntor 2020 | Kumtesat

Sot, presidenti Stevo Pendarovski zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Austrisë, Aleksandër Van der Belen.

Presidenti Pendarovski dënoi ashpër sulmin terrorist të mbrëmshëm në qendër të Vjenës dhe shprehu keqardhje për jetët e humbura në këtë akt të dhunshëm. Në bisedë, presidenti Pendarovski shprehu ngushëllime të thella qytetarëve të Austrisë, si dhe familjeve të viktimave dhe të plagosurv e.

Presidenti Pendarovski shprehu gatishmëri për bashkëpunim gjithëpërfshirës në drejtim të parandalimit dhe ballafaqimit me radikalizmin dhe terrorizmin, të motivuar nga fundamentalizmi fetar. Të dy presidentët vlerësuan se akti terrorist i mbrëmshëm në Vjenë ishte një sulm ndaj vlerave të përbashkëta në të cilat ne besojmë dhe mbi mënyrën tonë të jetës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...