Presidenti Stevo Pendarovski dje në Nju-Jork u takua me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Suk-Jeol

22 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dje në Nju-Jork kishte takim bilateral me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Suk-Jeol.

Në këtë takim, i cili është takimi i parë në nivel të presidentëve të shteteve, u shpreh interesi dhe përgatitja për hulumtim të drejtimeve për thellim të bashkëpunimit bilateral dhe afrimin e dy vendeve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019.

Dy presidentët theksuan se ekzistojnë mundësi për zhvillimin e dialogut politik në të gjitha nivelet, për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin në organizatat multilaterale.

Presidenti Pendarovski shprehu interes për zmadhimin dhe përparimin e bashkëpunimit ekonomik, ku tha se shkëmbimi i delegacioneve afariste që po bëhet gjithnjë dhe më intensiv mundëson të shfrytëzohet potenciali për thellim të këtij bashkëpunimi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit