Presidenti Stevo Pendarovski në Samitin e jashtëzakonshëm virtual të NATO-s për invazionin rus mbi Ukrainën

25 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski këtë pasdite mori pjesë në samitin e jashtëzakonshëm virtual të NATO-s, në nivel të shefave të shteteve dhe të qeverive, ku i bisedua mbi situatën e sigurisë në dhe rreth Ukrainës.

Në fjalimin e vet në këtë mbledhje, Presidenti Pendarovski theksoi se në këtë moment kritik për rendin juridik ndërkombëtar, për paqen dhe për sigurinë e Evropës, nevojitet që Aleanca të tregojë unitetin e vet dhe të veprojë me përpjekje dhe veprime të bashkuara.

Presidenti Pendarovski e përsëriti pozitën shtetërore se Maqedonia e Veriut e dënon sulmin rus mbi Ukrainën, duke vlerësuar se ai është i paargumentuar dhe i paprovokuar.

“Maqedonia e Veriut e gjykon rreptësisht njohjen ruse të rajoneve Ukrainase Donjeck dhe Lugansk, si territore të pavarura. U bashkëngjitemi thirrjeve që Rusia ta ndalojë menjëherë aksionin e vet ushtarak dhe t’i tërheqë të gjitha trupat dhe kapacitetet ushtarake nga Ukraina”, tha Presidenti Pendarovski duke theksuar se Rusia duhet t’i respektojë normat ndërkombëtare dhe të veprojë në përputhje me themelet e arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë, të cilën e ka marrë obligim.

Si përgjigje ndaj veprimeve ushtarake ruse në Ukrainë, Presidenti informoi se Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet pakos së masave restriktive të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Presidenti theksoi se Maqedonia e Veriut i mbështet tërësisht përpjekjet e NATO-s për përgjigje të shpejtë dhe shpërndarje të ushtarëve për përforcim të sigurisë në këto përpjekje, në përputhje me kapacitetet tona.

“E mbështesim popullin e Ukrainës dhe institucionet e saj të zgjedhura në mënyrë demokratike. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e të rënëve dhe të lënduarve. Kjo është çështje e sigurisë sonë kolektive dhe çështje e paqes evropiane, me qëllim që të ruhet rendi ndërkombëtar. Duhet të jemi të bashkuar dhe t’i tejkalojmë vështirësitë me të cilat ballafaqohemi, sepse e ardhmja e Aleancës sonë dhe e të gjithë qytetarëve tanë është vënë në pikëpyetje”, theksoi Presidenti Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit