Presidenti Stevo Pendarovski, u dërgoi, shahistëve, pjesëmarrës në Kampionatin botëror ekipot për shah për të verbërit dhe personat me shikim të dëmtuar, që mbahet në Ohër nga 27 qershori deri më 8 korrik 2022.
Në shenjë mbështetje të të verbërve dhe të personave me shikim të dëmtuar, kurse në bashkëpunim me Fakultetin filozofik në Shkup, letra është përkthyer në alfabetin e Brajit.
“Pranojeni ndjesën time që sot për shkak të obligimeve të ndërmarra paraprakisht nuk jam me ju në hapjen e Kampionatit botëror ekipor në shah për të verbërit dhe personat me shikim të dëmtuar. Do të dëshiroja ta shfrytëzoj mundësinë me shkrim t’ju përshëndes duke Ju uruar zhvillim me sukses të kampionatit dhe gjithsesi qëndrim të këndshëm në Ohër dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kam me të vërtetë nderin e veçantë që jemi nikoqirë të 16 reprezentacioneve të shahut dhe jam absolutisht i bindur se kampionati botëror aktual do të kontribuojë në afirmimin e mëtejshëm të shahut në vendin tonë dhe do të jetë motiv shtesë për të gjithë ata që merren në mënyrë rekreative apo profesionale më këtë lojë të motshme.
Shahu përfaqëson simbol të veçantë për jetën, për betejat dhe sfidat jetësore. Ai është më shumë se sport, se lojë. Betejat e tabelës së shahut kërkojnë përqendrim, kreativitet, këmbëngulje dhe guxim. Njëjtë si edhe në jetë. Të gjitha figurat kanë lëvizje të përcaktuara, të kufizuara, numri i fushave është i limitiuar në 64, ndërsa, megjithatë, ekzistojnë kombinime dhe mundësi të panumërta. Edhe në realitetin jetësor përveç kufizimeve dhe pengesave, asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin, motivimin, guximin. Më lejoni të shpreh admirimin tim mbi mënyrën se si ballafaqoheni me sfidat e jetës dhe për pasionin dhe përkushtimin ndaj shahut.
Më lejoni edhe njëherë t’ju uroj organizim të suksesshëm të kampionatit botëror në shah dhe lojë interesante dhe të paharueshme midis mjeshtërve të shahut.
Sinqerisht,
Stevo Pendarovski”