Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin kosovar, Florian Qehaja

25 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal, si dhe u përshëndet dialogu i hapur dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe shprehu pritjen që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në kontekst të perspektivave evropiane dhe shkëmbimit të vlerave të përbashkëta, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe pjesëmarrjen në formatet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe theksoi gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në të gjitha fushat ku kemi ekspertizën përkatëse.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale në rajon, për bashkëpunimin në kuadër të iniciativave rajonale, si dhe mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërkufitar nëpërmjet shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...