Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në Akademinë solemne me rastin e 80-vjetorit të mësimdhënies në gjuhën bashkëkohore maqedonase në SHMK “Josip Broz – Tito” – Manastir

7 Shkurt 2025 | Fjalimet

Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në Akademinë solemne me rastin e 80-vjetorit të mësimdhënies në gjuhën bashkëkohore maqedonase në SHMK “Josip Broz – Tito” – Manastir, që u mbajt në Qendrën e kulturës – Manastir.

Për Presidenten, më 6 shkurt 1945, në ndërtesën e bukur arkitekturore në brigjet e Dragorit, e cila u ka mbijetuar shumë luftërave dhe pushtimeve, filloi të shkruhet historia autentike maqedonase dhe të jetohet tregimi origjinal edukativ, për herë të parë në gjuhën bashkëkohore maqedonase dhe nga maqedonasit. Është shkruar nga profesorë dhe studentë, duke ligjëruar dhe mësuar, duke menduar dhe krijuar.

Gjimnazi “I sipërm” u shndërrua shpejt në një shtëpi të dëshiruar dhe të dashur për shumë breza studentësh, më vonë profesorë, shkencëtarë, artistë, sportistë dhe politikanë të njohur.

Presidentja u shpreh mirënjohje të përzemërt nikoqirëve për pllakën e dhënë për kontributin e veçantë në zhvillimin e gjuhës maqedonase, duke dërguar këtë mesazh: “Duhet të duam, të kujdesemi dhe ta ruajmë gjuhën maqedonase, sepse kështu e ruajmë shtëpinë tonë të përbashkët – Maqedoninë”.

Në gjimnazin manastiras “Josip Broz Tito” ajo sheh një fidanishte të njohurive, mbrojtës të kulturës maqedonase dhe ruajtës besnik të gjuhës maqedonase.

80 vjet gjimnaz ngjan me një plakë të mençur e cila ka lindur dhe edukuar 80 breza të rinjsh rebelë, të uritur dhe të etur për njohuri, mësim, arsim dhe shkencë.

Në fund, ajo tregoi dy rrëfime personale të shkurtra për gjuhën e ëmbël maedonase.

Cilësinë e lartë dhe reputacionin e lartë të gjimnazit “Josip Broz Tito”, i cili konsiderohet ndër më prestigjiozët jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, u vërtetuan me interpretimin mjeshtëror poetik dhe skenik të “Eksperimentum Makedonikum” nga nxënësit e gjimnazit nën drejtimin e nxënësve dhe mësuesve aktualë dhe të dikurshëm.
Edhe një herë u tregua dhe u dëshmua në veprim talenti i gjerë i maqedonasve për poezi, muzikë dhe valle.

Në Akademinë ceremoniale, përveç drejtoreshës së shkollës së mesme, Lidija Spoa, mbajtën fjalim edhe kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, përfaqësuesi i Institutit të Gjuhës Maqedonase “Krste Petkov Misirkov”, Veselinka Llabrovska, kryetari i AMSHA-së, akademik Zhivko Popov, dhe akademiku Vllado Popovski.

E nderuar drejtoreshë e gjimnazit “Josip Broz Tito”, Lidia Spoa

I nderuar kryetar i Komunës së Manastirit, dr. Toni Konjanovski,  

I nderuar kryetar i komunës Novaci,

Të nderuar deputetë,

I nderuar Peshkop i Prespës dhe Pellagonisë z. Petar

I nderuar akademik dhe kryetar i AMSHA-së, Zhivko Popov,

I nderuar akademik Vllado Kambovski,

I nderuar rektor, shkëlqesitë tuaja – diplomatë, profesorë, nxënës, të ftuar, para së gjithash manastiras, 

Para 80 vjetësh kumboi ora e pare e lëndës së gjuhës bashkëkohore maqedonase në klasat e gjimnazit manastiras “Josip Broz Tito” – si zë i cili u ndez, si ide e cila u ngulit, si dritë e cila ua ndriçoi rrugën brezave të ardhshëm.  Tetëdhjetë vjet një ide e gjallë, një shenjë e përjetshme, një qëndisje e pandashme fjalësh, mendimesh, idesh dhe veprash.

Gjuha maqedonase u vendos si gjuhë e mësimdhënies, të rikujtoj, në bazë të vendimit historik “Kuvendit antifashist për çlirimin kombëtar të Maqedonisë për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin maqedonas.  2 gusht 1994.  Neni 1. Në shtetin maqedonas si gjuhë zyrtare vendoset gjuha popullore maqedonase.”  Të rikujtoj, vendoset diçka që ekziston, kuptohet, nuk vendoset diçka e re.

Ky gjimnaz është shtyllë e dijes, një roje dhe strehë e një gjuhe të stigmatizuar ndër shekuj, por asnjëherë të nënshtruar.

Pas tetë dekadash jetë të frytshme, kjo bukuri e rafinuar e Dragorit i ngjan një plake të urtë dhe të respektuar që ka pritur 80 breza nxënësish, gjimnazistësh, disa prej të cilëve, pas rrugëve të gjata e gjarpëruese të karrierës jetësore, u kthyen në shtëpi, këtu në këtë shtëpi, në gjimnazin ku studionin, ku u maturuan, u humanizuan dhe u përgatitën për të ardhmen.

Ora e parë shkollore në vitin 1945 është për mua jo vetëm fillimi i mësimit në gjuhën bashkëkohore maqedonase, por edhe simbol i lindjes së re – rilindjes së popullit maqedonas, një hap drejt emancipimit të tij shpirtëror. Atëherë, në kohë shprese, por edhe pasigurie, kur jehona e luftës ende dëgjohej dhe hija e saj qëndronte ende pezull mbi atdheun, ky gjimnaz e përqafoi misionin e tij historik – të jetë fener i gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar maqedonas.

Kështu, pas shumë Scili dhe Haribdi, gjuha maqedonase më në fund dhe përgjithmonë fitoi shtëpinë e saj, shtëpinë e saj, çatinë e saj, në gjimnazin e Manastirit. Në fund të fundit, në fillim është fjala dhe fjala është fundi. Dhe fjala është edhe mendim edhe logos.  Duke e shkruar fjalën maqedonase në zemrat e brezave dhe brezave, ka lindur shkencëtarë, artistë, arsimtarë, shtetarë – njerëz që e ndërtojnë atdheun me mendjen dhe shpirtin e tyre.

Mësuesit dhe pedagogët e paharruar, si dhe nxënësit e saj më të mirë që fitojnë jo vetëm në olimpiadat e matematikës, por edhe në sportet e olimpiadave, e kanë bërë atë të parin apo të dytin në renditje.

Arsimi është themeli i progresit të çdo shteti dhe ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie të vërtetë me të. Pa dije, nuk ka përparim – pa gjuhë, nuk ka identitet.

Populli maqedonas, kombi maqedonas, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë një kuartet i pandashëm.

Rrëfim i suksesshëm në këtë institucion nuk rrëfehet, por jetohet nëpërmjet veprave të nxënësve të tij.  Udhëheqës dhe revolucionarë të famshëm, heronj të pavdekshëm kombëtarë, akademikë frymëzues, shkencëtarë të respektuar, shkrimtarë dhe profesorë i kanë hedhur hapat e parë në arsim pikërisht në Gorna.

Nuk ekziston asnjë sferë e rëndësishme e jetës shoqërore ku të mos ndihet gjurmë e tij e thellë, i lënë nëpërmjet ndikimeve dhe përpjekjeve të nxënësve të saj për të ekzistuar.

Madje thuhet, besoni apo jo, se nuk ka pasur qeveri pa dikë nga gjimnazi i Manastirit. Kjo shkollë e mesme do të vazhdojë të prodhojë, edhe mandej njerëz me pasion dhe dashuri për arsimin dhe shkencën. Ju këtë e dëshmoni çdo ditë.

Për mua është ndjesi e këndshme të flasësh për një gjimnaz në të cilin rrjedh një frymë kombëtare, por edhe humaniste, shkencore e kulturore dhe një shtytje për të mësuar, për dije, për të provuar veten, për vetëmohim dhe sakrificë për të mirën e përbashkët.

Sa memorie dhe mesazh të fuqishëm ka kjo shkollë e mesme – në orën e parë u recituan Miladinov dhe Racinnë gjuhën e tyre amtare, në gjuhën maqedonase sipas standardeve të përshkruara nga gjuhëtari dhe studiuesi ynë më i rëndësishëm maqedonas, Blazhe Koneski.

Si Presidente dhe profesoreshë shumëvjeçare, si dikush që ia ka kushtuar jetën arsimit, jam krenare për arritjet tuaja. Ju jeni një kolektiv mësuesish punëtorë dhe të përkushtuar në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Sukseset që i përmenda vërtetohen me dekorata, çmime dhe mirënjohje të shumta dhe domethënëse, si Urdhri i Meritës për Popullin me Yll të Artë në ish-Jugosllavi, Çmimi “Kliment i Ohrit” e shumë të tjera. Ju e ndiqni frymën e kohës dhe jeni të vetëdijshëm se ne duhet të ruajmë dhe mbrojmë natyrën, si pjesë e saj. Ju dalluan dhe jua dhanë mirënjohjen “Flamuri i gjelbër”.

Tetëdhjetë vjet janë pas nesh, por para nesh janë shekuj të rinj.  Zilja që shënoi orën e parë shkollore në gjuhën maqedonase më 6 shkurt 1945, vazhdon të bjerë!

Jam e nderuar që pikërisht në këtë përvjetor më shpërbleni me pllakën për kontribut të veçantë në zhvillimin e gjuhës maqedonase.

Të rekomandoj  – duhet ta duam, të kujdesemi dhe ta ruajmë gjuhën maqedonase, sepse kështu e ruajmë shtëpinë tonë të përbashkët – Maqedoninë”

Gjimnazi manastiras “Josip Broz – Tito” le të mbetet fidanishte e dijes, mburojë e kulturës maqedonase, roje e gjuhës maqedonase.

Ju përgëzoj përzemërsisht për këtë përvjetor – 80 vjet triumf të dijes, këmbënguljes dhe dashurisë për gjuhën, mësimin, arsimin dhe shkencën maqedonase.

Në fund, dua të them diçka personale. Për secilin gjuha e tij amtare është më e bukura. Në të fillojmë të flasim, në të mendojmë.  Unë do t’ju tregoj dy histori personale se pse besoj fort se gjuha maqedonase është e bukur, jo vetëm për mua, por edhe për ata që e dëgjojnë. Pas përfundimit të klasës së tetë, nxënësit më të shkëlqyer në Jugosllavi shkuan në Slloveni dhe atje kaluan një pjesë të pushimeve verore. Një prej tyre isha edhe unë. Duhej të organizonim një shfaqje në Roshko Koçevje. Tri gjuhë ishin zyrtare, edhe pse disa e harrojnë këtë në ish-Jugosllavi: serbo-kroatishtja, sllovenishtja dhe maqedonishtja. Gjatë provave, regjisori pasi më dëgjoi më tha:  “Ti e vogla do ta udhëheqësh shfaqjen”. Unë e pyeta pse. U përgjigj: “për shkak të gjuhës së mrekullueshme, por edhe për dashurinë që e tregon për të. Kështu, unë e kam udhëhequr shfaqjen kryesore.  Si e rritur, kam qenë eksperte në Këshillin e Evropës. Unë dhe një shoqe po vraponim nëpër korridore dhe po flisnim me njëqind kilometra në orë. Një zotëri na ndaloi dhe na tha: “Më falni, çfarë gjuhe po flisni?” Unë them maqedonisht.  Ai komentoi: “A e di se kur flisni sikur këndoni?” Jo, i thashë unë. Mendova se ajo është frëngjishtja dhe italishtja. Jo, thotë ai, këtë po jua thotë kryetari i Shoqatës Botërore të Gjuhësisë.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në “Mëngjesi global i grave” i organizuar nga Lidhja e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë

Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në “Mëngjesi global i grave” i organizuar nga Lidhja e kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë, me rastin e 11 shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në manifestimin “Mëngjesi global i grave 2025”, i cili u mbajt në Institutin e kimisë në Fakultetin Shkencor-Matematikor në Shkup me temën “Lidhja për një të ardhme të qëndrueshme”. [gallery...