Presidentja Siljanovska Davkova në audiencë te Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Leoni XIV

26 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Pallatin e Apostujve pati audiencë te Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Leoni XIV.

Duke i uruar për përzgjedhjen e tij si papa e Kishës Katolike Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se në këtë kohë të pasigurisë dhe polarizimit të madh në botë, fjalët e tij inkurajuese për paqe të përhershme, si dhe përpjekjet e tij për krijimin e urave të dialogut, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë midis njerëzve dhe kombeve janë të domosdoshme.

Presidentja Siljanovska Davkova potencoi gatishmërinë e Maqedonisë për të përforcuar dhe thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin me Vatikanin. Ajo potencoi se përkujtimi i rregullt i vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodij paraqet një simbol i lidhjes shpirtërore dhe kulturore me Selinë e Shenjtë.

Presidentja Siljanovska Davkova konstatoi edhe se të dy vendet kanë  lidhje të pathyeshme historike përmes besëlidhjes qytetëruese të shenjtores dhe me origjinë nga Shkupi, Nënë Tereza.

Duke kujtuar vizitën historike të Papës Françesku në vendin tonë, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se ende vlerësohet me përkushtimin e duhur trashëgimia e tij shpirtërore dhe diplomatike, sepse kjo ishte shprehje e afërsisë, respektim i diversitetit dhe inkurajim i dialogut midis kulturave dhe feve.

Në këtë takim, tradicionalisht u shkëmbyen dhurata, ku Presidentja i dhuroi Papës Leo XIV gdhendje të thellë me motiv “Rrush”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...