Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale mbajti fjalim në tribunën me temë “Barazia gjinore e grave nga zonat rurale: Përmirësimi i statusit ekonomik”, që organizuar nga Federata nacionale e fermerëve u mbajt sot në fshatin manastiras Dihovë.
Në fjalën e saj, presidentja, duke falënderuar gratë nga zonat rurale, theksoi se roli i tyre nuk është vetëm të kontribuojnë në bujqësi, si një nga degët më të rëndësishme ekonomike, por shumë më gjerë.
“Unë krenohem me njerëzit që jetojnë në zonat rurale. Maqedonia ishte shtet rural. “Ushqimi ishte dhe do të mbetet qëllimi strategjik, përveç energjisë”, tha Presidentja.
Duke theksuar se ata japin një mund të madh, pa ose me kompensim minimal, Presidentja i theksoi problemet dhe sfidat e shumta me të cilat përballohen gratë: diskriminimi sistematik, mungesa e investimeve dhe donacioneve në bujqësi, puna e papaguar në shtëpi dhe pushimet e shkurtuara ditore, javore dhe vjetore, mungesa e sigurimit shëndetësor gjatë shtatzënisë, mungesa e kujdesit social për shkak të mosmbulimit me objekte për kujdesin e fëmijëve, kujdesi shëndetësor jo i plotë dhe joadekuat, mungesa e shtëpive për të moshuarit, mungesë pronash, infrastruktura e dobët, mungesa e transportit të rregullt, mungesa e informacionit, si dhe fitime të pamjaftueshme dhe të padrejta.
Ajo theksoi se nuk duhet të lejojmë që gratë rurale të mbeten artificialisht të hendikepuara dhe të frustruara dhe se nevojiten ndryshime në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjin për Sigurime Shëndetësore. Në këtë drejtim, ajo rekomandoi se edhe politikat ekonomike dhe sociale duhet të kenë parasysh nevojat e kategorive më të cenueshme.
Duke theksuar se gratë nga vendet e varfra janë më të prekurat, ajo tha se është thelbësore të mbështetet dhe inkurajohet sipërmarrja, mentorimi dhe lidershipi i grave, duke shtuar se gratë e suksesshme, si në politikë dhe ekonomi, ashtu edhe në zonat rurale duhet të jenë frymëzim.
“Nuk duhet të lejojmë të neglizhojmë punën, aftësitë, angazhimin e përditshëm të atyre që kontribuojnë jo vetëm në mirëqenien e familjes, por edhe të bashkësisë dhe shoqërisë. Me të drejtë thonë se jeta e grave lidere nga zonat rurale është një angazhim 24-orësh, një betejë me tokën, dashuri për tokën, për prodhimin e ushqimit dhe një betejë e përditshme dhe bashkëjetesë me natyrën. Për mua, gratë nga zonat rurale janë lideret absolute, heroina të cilat duhet t’i adhurojmë, por nuk mjafton vetëm t’i adhurojmë por edhe duhet t’i mbështesim dhe t’i ndihmojmë ato, individualisht, institucionalisht dhe në çdo lloj mënyre. Përkrahja e grave nga zonat rurale është përkrahje e fshatit maqedonas, përkrahje e ndalimit të procesit të emigrimit, mbështetje e bujqësisë, mbështetje e ekonomisë maqedonase, por edhe mbështetje e së ardhmes maqedonase”, tha në fjalimin e saj Presidentja Siljanovska Davkova.
Ajo theksoi se përveç krizave aktuale të sigurisë dhe ekonomike, ndryshimet klimatike mund të kenë një ndikim të madh në zonat rurale, përkatësisht në prodhimin e ushqimit, gjë që do të kërcënojë më tej pozitën e brishtë ekonomike dhe ekzistenciale të grave rurale. Për këto arsye, shtoi Presidentja, përveç reagimit global, duhet të veprojmë në nivel lokal. “Nëse na kërcënohet thatësira, duhet të mendojmë për kursimin e burimeve ujore, të investojmë në diga dhe rezervuarë, të zbatojmë sisteme moderne të ujitjes, të përdorim teknologji me kosto efektive. Duhet të përshtatemi me situatën, që të mos ballafaqohemi me fatkeqësi”, tha Presidentja në fjalimin e saj.
Ajo shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e vendit tonë si anëtar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, duke shtuar se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, të drejtat e grave nga zonat rurale janë të drejta të njeriut dhe se mund t’i trajtojmë ato jo vetëm në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe evropian, por edhe në nivel të Kombeve të Bashkuara.
Qëllimi i forumit është të theksojë rëndësinë e rolit të grave nga zonat rurale për zhvillimin bujqësor dhe rural të vendit tonë dhe mundësitë për fuqizimin e tyre ekonomik.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, kryetari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska, shefi i Bashkëpunimit Zhvillimor në Ambasadën Suedeze, Mikael Aterhog, drejtori rajonal për Evropë në Organizatën suedeze për Zhvillim “We Effect”, Sasho Angellovski dhe menaxheri i projektit:
Mbështetja e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale të Evropës Juglindore, Karin Rau.