Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer.
Në fjalën në këtë ceremoni të dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Austrisë tashmë tri dekada po ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partnere dhe se është arritur zhvillim i suksesshëm në marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunim në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Presidenti shprehu kënaqësi nga mbështetja e fuqishme dhe e palëkundshme e Austrisë në kontekstin e prioritetit tonë më të rëndësishëm në politikën e jashtme, të bëhemi anëtar i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, për mbështetjen në procesin aktual të skriningut nga BE-ja, si dhe për hapat të cilët janë ndërmarrë për plotësimin e obligimeve të ndërmarra për të.
Duke konstatuar se Republika e Austrisë është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë, si edhe investitori i parë në vendin tonë, Presidenti Pendarovski tha se prania e kompanive të shumta austriake në tregun e Maqedonisë së Veriut dhe kontaktet e shpeshta të biznesit, si dhe aktivitetet e Njësisë tregtare në Ambasadën austriake në Shkup, kontribuojnë për afrimin e shteteve dhe popujve tanë.
Në fjalën e vet, Presidenti shprehu kënaqësinë për mbështetjen nga Republika e Austrisë në kryesimin tonë me OSCE-në, që zhvillohet në një periudhë të rrethanave shumë të komplikuara gjeopolitike dhe të rreziqeve të sigurisë për rajonin më të gjerën, në kohën e agresionit ushtarak rus mbi Ukrainën sovrane.
Presidenti shprehi shpresën se gjatë mandatit të ambasadorit të sapoemëruar austriak do të jemi dëshmitarë të një agjende aktive dhe frutdhënëse në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella në të gjitha sferat e bashkëpunimit bilateral.
Ambasadori i sapoemëruar i Austrisë, Martin Pamer, në fjalën e vet tha se vizitat e shumta bilaterale në nivel të lartë në vitet e kaluara si shprehje e qartë e marrëdhënieve të përkryera dhe të përzemërta midis dy vendeve në shumë fusha, si vërtetim i vlerave të përbashkëta dhe të interesave strategjike. Ambasadori Pamer theksoi se Austria ka qenë dhe mbetet e përcaktuar fort për mbështetje aktive, të pandashme dhe të fuqishme të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane të mbushur me sfida dhe shprehu bindjen se hapat e mëtejshëm të nevojshëm do të arrihen me sukses, si edhe të gjithë hapat e mëparshëm.
Ambasadori austriak tha se që nga pavarësia, kurse sidomos në vitet e fundit, Maqedonia e Veriut bëri shumë kompromise të rëndësishme siç janë Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë. Ai theksoi se në Austri janë të vetëdijshëm për këta hapa të guximshëm dhe shprehu besimin se të gjithë aktorët politikë në vend do të vazhdojnë të ruajnë këtë kulturë të kompromisit.
Ambasadori Pamer theksoi se të rinjtë tanë meritojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe të përjetojnë përfitimet dhe potencialin që e ofron ai dhe shtoi se zgjerimi dhe anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është me interes të përbashkët dhe është çështje bindjeje.
Ambasadori i sapoemëruar austriak i theksoi edhe marrëdhëniet e ngushta ekonomike midis dy vendeve dhe theksoi pozitën e shkëlqyer të kompanive austriake në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Pamer shumë sukses dhe shëndet të mirë në zbatimin e këtij funksioni të përgjegjshëm.