Presidenti Stevo Pendarovski sot në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë u takua me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq, kurse pas takimit u mbajt konferencë për shtyp e të dy presidentëve.
Në vijim është deklarate e Presidenti Pendarovski.
I nderuar Presidenti Millanoviq,
të nderuar qytetarë,
Të nderuara medie,
Kam nderin që kam mundësinë të qëndroj në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë dhe me Presidentin Millanoviq dhe me përfaqësuesit e tjerë të udhëheqësisë politike kroate të bisedoj mbi tema të interesit të përbashkët.
Dy vendet dhe popujt tanë kanë lidhje të thella historike dhe kulturore. Ne jemi të afërt gjeografikisht, por të ngjashëm nga gjuha, kultura, por edhe nga mentaliteti, këndvështrimet dhe vlerat. Kroacia, nëpër histori, për ne ka një rol dhe rëndësi të veçantë. Pikërisht këtu në Zagreb, para saktë 160 vjetësh është botuar përmbledhja me këngët popullore të Vëllezërve Milladinovci me mbështetje nga peshkopi kroat Shtrosmaer, si një vepër e rëndësishme për rilindjen tonë. Kjo përmbledhje është paralajmërues i një vepre tjetër kapitale të botuar, përsëri, këtu në Kroaci, në Samobor, një nga përmbledhjet e para me poezi të shkruara në gjuhën maqedonase, libri “Beli Mugri” (Agimet e bardha) i Kosta Solev Racin, një nga themeluesit e letërsisë bashkëkohore maqedonase.
Mbi traditën e pasur të marrëdhënieve të afërme, po e ndërtojmë dhe bashkëpunimin intensiv në të tashmen sepse kemi vizion identik për të ardhmen. Kroacia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbështetja kroate është rezultat i besimit të saj në shtyllat e Bashkimit Evropian dhe në parimet e tij themelore, të cilat, për fat të keq, kohët e fundit disa po i vënë në pikëpyetje.
Atë që e thashë në bisedën me Presidentin kroat do të desha ta përsëris edhe tani. Ne e falënderojmë Republikën e Kroacisë për mbështetjen e sinqertë, si dhe për përgjegjësinë për Ballkan me prosperitet dhe paqësor në Evropën e bashkuar. Këtu në Zagreb do të desha të theksoj edhe njëherë, se për ne nuk ekziston alternativë tjetër e qëndrueshme përveç anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe për këtë qëllim vazhdojmë të punojmë me intensitet të pazvogëluar. Kuptohet, që të arrijmë aty, nuk do të na mjaftojnë vetëm vullneti ynë dhe përpjekjet tona.
Të nderuar,
Në botën bashkëkohore e cila nuk është imune ndaj konflikteve gjeopolitike, krizave ekonomike dhe shëndetësore, çdo vend përpiqet t’u sigurojë qytetarëve të vet siguri, mbrojtje dhe prosperitet. Por pa bashkëpunim midis shteteve, kjo do të ishte e pamundshme. Ta shfrytëzojmë kapitalin të cilin e kemi në marrëdhëniet bilaterale, ta zhvillojmë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik dhe bashkëpunimin në fushat e tjera si turizmi, infrastruktura, shkenca.
Për këtë qëllim, në delegacionin tim kam edhe përfaqësues të bashkësisë afariste, të cilat këtu do të realizojnë kontakte me njerëzit nga bashkësia afariste kroate dhe do të bisedojnë mbi projekte dhe zgjidhje konkrete. Si një investim i madh edhe në lidhjet e tanishme të jashtëzakonshme kulturore midis dy vendeve tonë është hapja e Qendrës informative kulturore së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb që do të hapë hapësira të reja për shkëmbim kulturor.
Si një nga pikat e rëndësishme në bisedën që e kishim me Presidentin Millanoviq është edhe pozita e bashkësisë maqedonase në Kroaci dhe asaj kroate në Maqedoninë e Veriut. Objektivisht, të drejtat e pakicave në të dy vendet janë në një nivel mjaft të lartë, edhe pse ekziston përgatitje e tërësishme nga të dyja palët për përparim të mëtejshëm të tyre.
Në fund, më lejoni edhe njëherë ta falënderoj nikoqirin tim, Presidentin Millanoviq për ftesën dhe pritjen e përzemërt këtu në Zagreb. Shpresoj se në një të ardhme të afërm do të kem mundësinë t’i kthej mirëpritjen edhe në Shkup.
Ju faleminderit!