Pritje për pjesëmarrësit në Galerinë e 54-t botërore të karikaturave – Shkup 2022 dhe të Bienales së hostenit të vizatimeve Shkup 2022

23 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot organizoi pritje për pjesëmarrësit në Galerinë e 54-t botërore të karikaturave – Shkup 2022 dhe të Bienales së hostenit të vizatimeve Shkup 2022 në Kabinetin e Presidentit, ku u vendos edhe ekspozitë e karikaturave më të suksesshme të 54 edicioneve të deritanishme të Galerisë botërore të karikaturave.

Në këtë pritje, përveç ekipit të “Hostenit” morën pjesë artistë dhe karikaturistë nga shumë vende, veprat e të cilëve janë vendosur në ekspozitën që mbrëmë u hap në Çifte hamam në Galerinë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë eveniment mbajtën fjalim karikaturistët dhe artistët Dragan Popovski, Vlladimir Borojeviq dhe Mati Grumberg të cilët folën mbi përvojat, mendimet dhe idetë e tyre për të ardhmen e karikaturës, duke folur mbi rëndësinë e kulturës dhe të artit në emancipimin dhe demokratizimin e një shoqërie.

Presidenti Pendarovski në bisedë me karikaturistët dhe artistët e pranishëm e theksoi organizimit tradicional prej pesë dekada e gjysmë të Galerisë botërore të karikaturave në shtetin tonë, si dhe përkushtimin dhe mbijetesën e brendit “Hosten” si nxitje për lirinë dhe shprehjen jokonvencionale të artistëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....