Pritje për reprezentacionin kombëtar kadet të hendbollit për femra

17 Gusht 2021 | Kumtesat

Pas fitores të Kampionatit B kadet evropian për femra në hendboll në Klapeida, Lituani, Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite i mirëpriti hendbollistet dhe shtabin profesional të reprezentacionit kadet të femrave në hendboll – ekipin deri në 17 vjet (U17), selektorin Lubomir Savevski dhe presidentin e FHM-së, Zhivko Mukaetov.

Duke i uruar për suksesin e madh, Presidenti Pendarovski theksoi se arritjet e tyre japin shpresë për të ardhmen e hendbollit për femra.

“Kemi me të vërtetë me se të krenohemi. Suksesi juaj është edhe i yni, sukses nacional. Dëshiroj ta ruani kohezionin e ndërsjellë, të respektoheni dhe para së gjithash të jeni shoqe të ngushta. Keni mbështetje të tërësishme prej meje”, u rekomandoi Presidenti Pendarovski hendbollisteve të reja.

Me fitoren e Kampionatit B evropian kadet të hendbollit për femra, hendbollistet siguruan vend në rangun më të lartë të kampionateve të ardhshme për të reja dhe për kadetë, si dhe pjesëmarrje në kampionatin botëror. Në kampionatin në Lituani, 14-vjeçarja Iva Mlladenovska është shpallur si lojtari më i dobishëm, kurse në ekipin më të mirë, përveç saj, u gjendën edhe Teodora Dukovska dhe Marija Jovanovska.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....