Procesi Bërdo-Brioni

Procesi Bërdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013, me iniciativë të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë.  Iniciativa e mori emrin Procesi Bërdo-Brioni për shkak të idesë së presidentëve të të dy vendeve për organizimin e saj; Bërdo nga Bërdo afër Kranjit, ku edhe u mbajt takimi i parë i liderëve nga rajoni, dhe Brioni, për nder të bashkorganizatorit dhe partnerit në iniciativë, Republika e Kroacisë.

Qëllimi kryesor i presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë, si iniciatorë të Procesit Bërdo-Brioni, është integrimi evropian i vendeve nga rajoni dhe stabilizimi i gjendjeve në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.

Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kroacisë, vende anëtare të BE-së, e ndërmorën këtë iniciativë për lehtësim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave nga integrimi i tyre në BE për vendet e tjera, të cilat, fituan një forum të ri për shefat e shteteve të tyre, që është pranuar shumë pozitivisht. Hapja e temës së zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, përkatësisht integrimi i të gjithë rajonit, është lart në agjendat e liderëve të vendeve të rajonit. Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë i filluan negociatat aderuese për anëtarësim në BE. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Serbisë janë vende kandidate për anëtarësim në BE, kurse Republika e Kosovës është vend kandidat potencial për anëtarësim në BE.

Duke pasur parasysh eurointegrimin, liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brioni e dalluan nevojën për një iniciativë të re e cila do ta zërë vendin e iniciativave afatgjata rajonale të cilat kanë funksionuar kryesisht në bazë të parimit të deklarimit, pa masa dhe aktivitete konkrete dhe pa rezultate të dukshme.  Këtu, Procesi Bërdo-Brioni luajti një rol të rëndësishëm, duke e mbushur vakumin, duke e zëvendësuar shpenzimin dhe mungesën e ideve të iniciativave të tjera rajonale, me një freski të re dhe ide të reja, me rezultate politike konkrete, të cilat plotësohen me rezultate praktike nëpërmjet samiteve për Ballkanin Perëndimor ë suazat e Procesit të Berlinit dhe proceseve vijuese të Vjenës, Parisit dhe Romës.  

Liderët e vendeve të rajonit e panë domosdoshmërinë për një dialog të rregullt dhe të vazhdueshëm, për përforcim dhe nxitje të dialogut politik, për vendosjen e besimit të ndërsjellë midis vendeve, si dhe për krijimin e kushteve dhe nxitjen e përgatitjes për zgjidhjen e sfidave bilaterale të hapura dhe për përballim të sfidave rajonale.

Procesi Bërdo-Brioni është iniciativa rajonale më prestigjioze që jep rezultate politike dhe nxit dialogun politik midis vendeve të rajonit me çështje të hapura.  Me qëllim që të mundësohet hapësirë për një dialog politik të pangarkuar dhe konstruktiv midis liderëve, është marrë vendim që takimet e Procesit Bërdo-Brioni të mbahen në formatin Gymnih. 

Kredibilitet i veçantë i Procesit, është organizimi i Procesit të Berlinit dhe proceseve vijuese, të cilat i plotësojnë rezultatet politike të Procesit Bërdo-Brioni me më shumë rezultate të dukshme dhe konkrete.

Qëllime dhe pjesëmarrës

Vendet pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni janë:

  1. Republika e Shqipërisë – në nivel të Presidentit,
  2. Bosnja dhe Hercegovina – Presidencë (tre anëtarë),
  3. Republika e Kosovës – në nivel të Presidentit,
  4. Republika e Maqedonisë së Veriut – në nivel të Presidentit,
  5. Republika e Sllovenisë – në nivel të Presidentit,
  6. Republika e Serbisë – në nivel të Presidentit,
  7. Republika e Kroacisë – në nivel të Presidentit, dhe
  8. Mali i Zi – në nivel të Presidentit.

Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brioni  takohen minimum njëherë në vit.

Procesi i Bërdo-Brionit bazohet mbi solidaritetin dhe partneritetin e vendeve nga rajoni në integrimet evropiane dhe:

  • është forum i shefave të shteteve në rajon për një nga çështjet thelbësore për të gjithë rajonin – zgjerimin në BE; 
  • e nxit dialogun politik në nivelin më të lartë midis vendeve të rajoni, e përforcon besimin midis vendeve dhe e intensifikon dialogun e vendeve të Ballkanit Perëndim dhe BE-së;
  • e përforcon dhe përparon bashkëpunimin rajonal në të gjitha sferat ku kanë interes të përbashkët (p.sh. projekte infrastrukturore, transport, politikë energjetike etj.);
  • mundëson shkëmbim të informacioneve mbi gjendjet e brendshme politike të vendeve të rajonit dhe nxit diskutim konstruktiv mbi çështjet dhe sfidat nga gjendjet aktuale në rajon dhe në Evropë;
  • mundëson analizë të sfidave aktuale evropiane dhe globale në raport të ndikimit të tyre në rajon dhe në vende individualisht;
  • ndihmon në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit.
Pjesëmarrës 2023

Organizator
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Bashkorganizatorë:
Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq
Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Vende pjesëmarrëse:
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
Presidenti I Malit të Zi, Jakov Millatoviq
Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës: Zhelko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq.

 

Programi

PROGRAMI
PROCESI BËRDO-BRIONI
11 shtator 2023
Shkup

08:00 – 09:00 Mbërritja e përfaqësuesve të mediave

Vendi: Hyrja anësore e hotel “Hilton”, Shkup

10:45 – 10:55 Pritja zyrtare e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Vendi: Hotel “Hilton”, salla “Dajmond”  

11:00 Fotografi familjare e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni

Vendi: Hotel “Hilton”, salla “Dajmond” 

11:10 Takimi plenar i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni

Vendi: Hotel “Hilton”, salla “Dajmond” 

12:45 Konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Vendi: “Hotel Hilton”, salla “Platinium 1”

 

Përfundimet
Formular për akreditimin e përfaqësuesve të mediave