Programi i festimit të 2 Gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës

1 Gusht 2021 | Kumtesat

2 Gusht, Ilinden, Dita e Republikës
Festojmë 118-vjetorin e Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorin e Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së.

Nesër, më 2 Gusht, Ditën e Republikës – Ilinden, në Krushevë, Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në pahinidën në katedralen “Shën. Nikolla”, në orën 10.20, pas kësaj do të vijojë vendosja e luleve të freskëta pranë varrit të Nikolla Karevit dhe programi festiv para kompleksit të përmendores Makedonium. Mandej vijon vendosja e luleve të freskëta pranë përmendores së heronjve në Sliva.

Pjesa qendrore e programit për festimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës do të fillojë në orën 18:00 në Meçkin Kamen me përshëndetjen nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përshëndetjen nga kalorësia ilindenase e ndjekur me shoqërues me veshje me kostume dhe vendosjen luleve dhe kurorave pranë përmendores në Meçkin Kamen, pas kësaj do të vijojë programi festiv kulturor-artistik dedikuar të dy Ilindenëve:

– Interpretimi i Himnit shtetëror nga diva e operës Vesna Gjinovska-Illkovska

– Fjalimi me mesazhe për Ilindenin nga Nikolla Ristanovski

– Performancë e Ansamblit të këngëve dhe të valleve popullore maqedonase “Tanec”

– Performancë e Ansamblit të këngëve dhe të valleve popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

– Performancë e Vllatko Stefanovskit

– Performancë e orkestrës ushtarake së Armatës.

Ju ftojmë nesër në Krushevë të gjithë së bashku ta festojmë Ilindenin e madh.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit