75 vjet nga vendosja e Programit “Fullbrajt”

4 Qershor 2021 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetje të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot u shënua 75-vjetori i vendosjes së Programit “Fullbrajt”, në suazat e të cilit, kanë marrë pjesë rreth 400 mijë njerëz nga mbarë bota.

Duke theksuar se në dekadat e kaluara programi u mundësoi zhvillim profesional dhe individual 298 qytetarëve maqedonas, Presidenti Pendarovski tha se na nevojiten individë të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit në të gjitha fushat.

Me Programin “Fullbrajt” dhe me programe të tjera ndërkombëtare kemi vlerë të shtuar dhe mund t’i shohim qartë rezultatet e investimit në kapitalin njerëzor. Si vend i cili nuk është shumë i zhvilluar në industri, nuk kemi pozitë ideale gjeografike dhe të mbështetemi në resurset tona njerëzore. Kurse kjo nënkupton që të mundësojmë në pozitat të cilat vendoset mbi cilësinë e jetës sonë të vijnë më të aftit, më të arsimuarit, më të shkathëtit, më të mençurit dhe kuptohet individët më të moralshëm midis nesh”, tha Presidenti Pendarovski.

Si një nga pjesëmarrëset në “Fullbraj”, bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska, tha se programi ofron jo vetëm mundësi për përsosje profesionale dhe fitim të njohurive por edhe  mundësi për njohje me kultura të ndryshme, filozofi të ndryshme të jetesës, komunikim dhe shkëmbim përvojash me njerëz me përvojë të pasur profesionale, por para së gjithash me përvojë enorme njerëzore dhe jetësore.

“Është krenari të jesh pjesë e familjes së madhe të pjesëmarrësve të Programit “Fullbrajt”. Kjo është familje e njerëzve nga meridianë të ndryshëm, e njerëzve të kombeve të ndryshme, besimeve të ndryshme, profesioneve të ndryshme, interesave të ndryshme, por të përbashkëta për të gjithë janë përkushtimi, dëshira për përsosje dhe hulumtim, synimi për më mirë dhe më bukur, sepse të gjithë udhëhiqen nga maksima “Scientia vincere tenebras” ose “Shkenca të triumfojë mbi errësirën”, tha në fjalim Gjorgievska.

Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska para disa alumineve të pranishëm të Programit “Fullbrajt” theksoi se në këtë program kanë marrë pjesë, deri më tani, 39 kryetarë shtetesh dhe qeverish, si dhe 60 fitues të Çmimit “Nobël”.

“Kur në vitin 1946, Presidenti Truman e nënshkroi aktin vizionar për vendosjen e Programit “Fullbrajt”, askush nuk mund ta përfytyronte se edhe sot, pas 75 vitesh, jo vetëm që do të vazhdojë të ekzistojë, por edhe do të zgjerohet përditë, se do të funksionojë globalisht në mbi 169 shtete të botës”, shtoi Gjorgievska.

Në festimin jubileut të 75-vjetorit të Programit “Fullbrajt” me organizim të përbashkët me Ambasadën e SHBA-së, mbajti fjalim edhe ambasadorja Kejt Meri Bërns, ministra e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, kurse nëpërmjet mesazhit në video mori fjalën edhe Mariana Krejven, u.d. zëvendës ndihmëse sekretare shtetërore për programe akademike e Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....