Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të 2 Gushtit, Ilindenit – Ditës së Republikës, sot e vizitoi manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, ku është mbajtur Mbledhja e parë e Kuvendit Antifashist Çlirimit Kombëtar i Maqedonisë dhe vendosi lule të freskëta para pllakës përkujtimore të KAÇKM-së.
Pas ceremonisë, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe patriarkun serb, z. Porfirij, që pas një pauze prej 18 vjetësh mundësuan festimin e festës shtetërore në këtë manastir.
“Ky është vendi ku është formuar shteti bashkëkohor maqedonas. Për arsye të ndryshme nuk mund të vinim këtu dhe në këtë vend ta festonim këtë festë, prandaj bënim alternativa të ndryshme, festime paralele në afërsi, por jo edhe këtu, ku është mbajtur me të vërtetë mbledhja e KAÇKM-së. Unë shpresoj se ky është fillimi i një tradite të mirë, në të cilën 2 Gushtin, ky është Ilindeni ynë i dytë, do ta festojmë këtu, dhe që këndej e tutje, siç thonë të moshuarit, me të gjitha nishanet do të vijmë të bëjmë homazh për ata të cilët e kanë formuar shtetin maqedonas në vitin 1944”, deklaroi Presidenti Pendarovski.
Presidenti Pendarovski e pa kompleksin e manastirin dhe u përul para eshtrave të Shën. Prohor Pçinski.
Në delegacioni shtetëror-kishtar ishin ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovski, deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Jovanoviq dhe Lidija Tasevska, mitropoliti i Kumanovës dhe Osogovës z. Grigorij dhe peshkopi i Stobit, z. Jakov si përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, si edhe përfaqësuesit e Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇ-së.
Nga pala serbe, në këtë kremtim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Nikolla Sellakoviq dhe peshkopi i Vranjës z. Pahomije, si përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe.