Presidenti Pendarovski mori pjesë dhe mbajti fjalim në promovimin e librit “Midis shoqërisë së ndarë dhe një shoqërie”

14 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Sot Stevo Pendarovski mori pjesë dhe mbajti fjalim në promovimin e librit “Midis shoqërisë së ndarë dhe një shoqërie” të autorëve Rubin Zemon, Petar Atanasov, Sefer Tahiri, Mustafa Ibrahimi dhe Ana Çupeska.

Presidenti Pendarovski, i përgëzoi autorët, vlerësoi se tema e përpunuar në këtë libër është aktive, politike dhe provokuese për një periudhë më të gjatë në shtetin tonë. Presidenti Pendarovski i adresoi sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, në bazë të përvojës së tij të deritanishme në karrierë dhe investim personale, si zëdhënës i MPB-së në kohën e konfliktit të vitit 2001, si anëtar i Kabinetit të Presidentit Boris Trajkovski, nëpërmjet pjesëmarrjes së tij në debatet për decentralizimin, për simbolet dhe numrin e njësive sipas rezonit etnik, kryerjen e funksionit kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe referendumit të decentralizimit, si pjesëmarrës në lëvizjen qytetare me agjendë mbinacionale 2015-2016, si deputet në Kuvend në vitin 2017dhe 2018 dhe pjesëmarrës në debatin mbi Ligjin për Gjuhën.

Presidenti Pendarovski nënvizoi se ndarjet në shoqërinë maqedonase janë të thella, se besimi jepet me vështirësi nëpërmjet linjave etnike, përveç se nëse nuk ka marrëveshje politike, kurse është më e vështirë që ai besim të ruhet. Ai humbet shpejt, shtoi Presidenti Pendarovski, jo sepse premtimet parazgjedhore kanë qenë të pasinqerta, por se klientelizmi është mbidominues – pjesa më e madhe e votuesve nga të gjitha etnikumet kërkojnë diçka për votën e dhënë, kurse rrallë janë të interesuar për inkluzivitetin e politikave, tha Presidenti Pendarovski. Mësimi i dytë i nxjerrë, sipas Presidentit Pendarovski është se futja e multikulturalizmit duhet të jetë shkallë-shkallë. Ai foli edhe për miratimin dhe zbatimin e Ligjit për Gjuhët, për përparimet në Armatë dhe në Agjencinë e Zbulimit dhe ndikimet e këtyre ndryshimeve te sektorët e ndjeshëm të shoqërisë maqedonase.

Nga miratimi i Marrëveshjes Kornizë, sipas Presidentit ka përparime, edhe pse të pamjaftueshme. Përparim në multikulturalizëm është bërë më shumë në komunikimin qytetar, sesa në institucionet shtetërore, vlerësoi Presidenti. Dinjiteti i lindur i njeriut është dispozita e parë nga e cila duhet të nisemi me patjetër kur e përfytyrojmë bashkësinë politike në të cilën jetojmë, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Duke i projektuar pikëpamjet e autorëve të librit, për drejtimit nëpër të cilat duhet të ndërtohet Maqedonia e Veriut në vitet që vijnë, Presidenti theksoi se libri “Midis shoqërisë së ndarë dhe një shoqërie” është një shembull pozitiv për kontributin konstruktiv drejt të ardhmes sonë të përbashkët.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit