Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Toman

13 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e priti ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Toman.

Në këtë takim është konstatuar se të dy shtetet kultivojnë marrëdhënie të sinqerta miqësore, të vendosura në respektin, besimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut e çmon shumë mbështetjen e vazhdueshme dhe të hapur çeke në rrugën tonë eurointegruese dhe shprehu bindjen për vazhdimin e saj me dinamikë më të përforcuar.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin Toman për angazhimin e përkushtuar dhe për aktivitetet e deritanishme diplomatike në ndërtimin e relacioneve të përkryera midis dy shteteve, duke i uruar sukses të mëtejshëm në planin profesional dhe personal.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit