Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadoren gjermane Holshtajn

10 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti në takim lamtumire ambasadoren e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anke Holshtajn.

Në këtë takim President Pendarovski e falënderoi ambasadoren Holshtajn për angazhimin e përgjithshëm diplomatik në përparimin e marrëdhënieve partnere midis Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe shprehu bindjen se të dy vendet do të vazhdojnë ta përparojnë miqësinë.

Në këtë drejtim, Presidenti shprehu kënaqësinë nga vizita e para pak kohe e Presidentit gjerman Shatjnmajer dhe përkushtimin e Gjermanisë për rajonin tonë, si dhe bindjen se dialogu i intensifikuar politik, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në takimin me ambasadoren, Presidenti e falënderoi për mbështetjen e tërësishme të Gjermanisë në lidhje me proceset eurointegruese të vendit tonë si edhe në zbatimin e reformave të domosdoshme thelbësore në lidhje me ndërtimin e shtetit juridike dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi ambasadoren gjermane për bashkëpunimin konstruktiv me institucionet maqedonase dhe i uroi Holshtajnit suksese në karrierën e mëtejshme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....