Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin slloven Predan

13 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Millan Predan.

Në këtë takim të dy bashkëfolësit shprehën kënaqësinë prej marrëveshjeve të përkryera bilaterale midis dy vendeve dhe pritjen se bashkëpunimi i suksesshëm dhe mbështetja e ndërsjellë do të vazhdojë ehe në të ardhmen.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen parimore dhe të qartë nga Sllovenia në lidhje me perspektivat evropiane të vendit tonë, si dhe shprehu bindjen se të dy vendet do të kenë bashkëpunim edhe më intensiv në procesin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale në Evropë dhe në rajon, si dhe mbi nevojën për bashkëpunim dhe solidaritet të përforcuar rajonal me qëllim që të tejkalohen sfidat ekonomike dhe të sigurisë.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi për angazhimin e tij diplomatik ambasadorin Predan dhe për kontributin e tij konstruktiv në thellimin e miqësisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...