Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo

26 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi mundësitë për përparimin e marrëdhënieve bilaterale të të dy vendeve, në kontekst të procesit eurointegrues së Maqedonisë së Veriut, përparimit të kornizës juridike dhe përforcimit të bashkëpunimit ekonomik, kurse njëkohësisht shprehu edhe pritje se bashkëpunimi në mbrojtje do të intensifikohet mandej në suazat e NATO-s.

Në këtë bisedë, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme nga Portugalia në përmbushjen e agjendës sonë evropiane dhe tha se me mbajtjen e para pak kohe të Konferencës ndërqeveritare në Bruksel shënohet një kapitull i ri në procesin eurointegrues që është me rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski tha se vendi po përgatitet intensivisht për procesin e skriningut, i cili fillon në shtator dhe pritet të japë një pasqyrë të përgatitjes dhe harmonizimit të legjislacionit maqedonas dhe atij evropian.

Bashkëfolësit ranë dakord se hapja e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është me rëndësi thelbësore në rrethanat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë dhe në ballafaqimin me agresionin rus mbi Ukrainën.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....