Qendra presidenciale për edukim politik shpall thirrje për pjesëmarrës në Shkollën për politika për vitin 2021

16 Shkurt 2021 | Kumtesat

Shkolla për politika në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik do të organizohet në frymën e vlerave demokratike politike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë, bashkësisë dhe solidaritetit. Në këtë drejtim, Shkolla do të këmbëngulë t’i lidhë pjesëmarrësit me përvoja të ndryshme profesionale, të cilët kanë dëshirë që me njohuritë dhe shkathtësitë e veta të kontribuojnë mbi zhvillimin pozitiv të shoqërisë, në suazat e katër seminareve edukative me ligjërues dhe trajnues eminentë nga shteti dhe nga jashtë.

Pjesëmarrësit në Shkollën për politika do të kenë mundësi:
‒t’i përparojnë njohuritë e veta mbi temat për demokracinë, zhvillimin e qëndrueshëm, eurointegrimet dhe komunikimet, duke e kuptuar procesin e krijimit të politikave;
‒të ndjekin ligjërata dhe punëtori interaktive nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë;
‒të punojnë individualisht dhe në grupe me individë të shquar – moshatarë të tyre nga jeta shoqërore dhe politike në shtet;
‒ t’i përforcojnë shkathtësitë e veta komunikuese, lidere dhe të buta;
‒ të kenë qasje te literatura aktuale mbi këto tema dhe të ndjekin debate shoqërore për to;
‒të realizojnë kontakte të rëndësishme dhe të vendosin lidhje me ekspertë nga fushat që i përfshin Shkolla.
Shkolla do të mbahet në periudhën nga marsi deri në nëntor 2021, gjatë fundjavës. Pjesëmarrja në të katrat seminare edukative është e obligueshme. Pjesëmarrësit të cilët do ta përfundojnë Shkollën do të marrin certifikatë.

Kushte për pjesëmarrje:
‒ mosha nga 25 ‒ 35 vjet;
‒shtetësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
‒njohuri pune në gjuhën angleze, njohja e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do të konsiderohet si përparësi;
‒ pjesëmarrje e theksuar në jetën shoqërore dhe politike në shtet, duke nxitur ndryshime pozitive;
‒njohuri solide nga terminologjia shoqërore;
‒ përvoja e punës do të konsiderohet për përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
‒ Fletëparaqitjen mund ta merrni nga ky link;
‒ Biografi në formë tëEuropass CV;
‒Dy rekomandime nga profesorë/punëdhënës/bashkëpunëtorë eminentë, relevantë për tematikën e Shkollës;
‒Ese me temë të dhënë sipas përzgjedhjes: 1. “Kontributi im mbi ndryshimet pozitive në shtetin tonë” dhe 2. “Vizioni im mbi zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut”.

Më shumë informacione për Shkollën për politika në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik gjenden në: https://pretsedatel.mk/pcpo/.
Kandidatët e përzgjedhur do të thirren për intervistë me gojë.

Aplikimi i tërësishëm duhet të dërgohet më së voni deri më 1 mars 2021 në[email protected].
Qendra Presidenciale për Edukim Politik synon të organizojë evenimente inkluzive dhe të qasshme të cilat do të mundësojnë që të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar, të marrin pjesë tërësisht. Nëse keni nevojë për më shumë informacione mbi qasjen në këto evenimente apo aplikim, mund të na kontaktoni në [email protected].

*Të drejtë për pjesëmarrje do të kenë kandidatët e paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet e dhëna dhe që do të dorëzojnë aplikim të tërësishëm dhe në kohë.
**Shpenzimet për seminaret dhe qëndrimin në hotel gjatë Shkollës për politika do të mbulohen nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik dhe nga organizatat partnere. Seminaret edukative do të mbahen në përputhje me protokollet për punë në kohë të pandemisë me kovid-19, të përgatitura nga Komisioni i sëmundjeve ngjitëse dhe të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Thirja per Shkollën për politika.docx
Fletë paraqitje për Shkollën për politika.docx
Pyetjet më të shpeshta.pdf

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...