Qendra presidenciale për edukim politik shpall thirrje për pjesëmarrës në Shkollën për politika për vitin 2022

1 Shkurt 2022 | Kumtesat

Shkolla për politika për vitin 2022 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik do të organizohet në frymën e vlerave demokratike politike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë, bashkësisë dhe solidaritetit. Në këtë drejtim, Shkolla do të këmbëngulë t’i lidhë pjesëmarrësit me përvoja të ndryshme profesionale, të cilët kanë dëshirë që me njohuritë dhe shkathtësitë e veta të kontribuojnë mbi zhvillimin pozitiv të shoqërisë, në suazat e pesë seminareve edukative me ligjërues dhe trajnues eminentë nga shteti dhe nga jashtë.

Shkolla për politika organizohet në bashkëpunim me këto fondacione dhe shoqata: Fondacioni “Fridrih Ebert” – Shkup; Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) filiali – Shkup; Fondacioni “Konrad Adenauer”, filiali – Shkup; Instituti Nacional Demokratik për Punë Ndërkombëtare (IND) zyra në Maqedoninë e Veriut; Fondacioni për Demokraci e Uestminsterit, filiali në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Fondacioni “MK2025” dhe Zyra Rajonale per Bashkepunim Rinor (RYCO).

Pjesëmarrësit në Shkollën për politika për vitin do të kenë mundësi:

  • t’i përparojnë njohuritë e veta mbi temat për demokracinë, zhvillimin e qëndrueshëm, eurointegrimet dhe komunikimet, duke e kuptuar procesin e krijimit të politikave;
  • të ndjekin ligjërata dhe punëtori interaktive nga ekspertë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë;
  • të punojnë individualisht dhe në grupe me individë të shquar – moshatarë të tyre nga jeta shoqërore dhe politike në shtet;
  • t’i përforcojnë shkathtësitë e veta komunikuese, lidere dhe të buta;
  • të kenë qasje te literatura aktuale mbi këto tema dhe të ndjekin debate shoqërore për to;
  • të realizojnë kontakte të rëndësishme dhe të vendosin lidhje me ekspertë nga fushat që i përfshin Shkolla.

Shkolla do të mbahet në periudhën nga marsi deri në nëntor 2022, gjatë fundjavave. Pjesëmarrja në të pestat seminare edukative është e obligueshme. Pjesëmarrësit të cilët do ta përfundojnë Shkollën do të marrin certifikatë.

Kushte për pjesëmarrje:

  • mosha nga 21 ‒ 35 vjet;
  • shtetësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • njohuri pune në gjuhën angleze, njohja e ndonjë gjuhe tjetër të huaj do të konsiderohet si përparësi;
  • pjesëmarrje e theksuar në jetën shoqërore dhe politike në shtet, duke nxitur ndryshime pozitive;
  • njohuri solide nga terminologjia shoqërore;
  • përvoja e punës do të konsiderohet si përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Fletëparaqitjen mund ta merrni nga ky link;
  • Biografi në formë tëEuropass CV;
  • Dy rekomandime nga profesorë/punëdhënës/bashkëpunëtorë eminentë, relevantë për tematikën e Shkollës;
  • Ese me temë të dhënë sipas përzgjedhjes: 1. “Kontributi im mbi ndryshimet pozitive në shtetin tonë” dhe 2. “Vizioni im mbi zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut”.

Më shumë informacione për Shkollën për politika për vitin 2022 në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik gjenden në linkun në vijim.

Kandidatët e përzgjedhur do të thirren për intervistë me gojë e cila do të mbahen onlajn ose drejtpërdrejt, në varësi nga situata momentale shëndetësore në shtet gjatë pandemisë së kovid-19.

Si kusht për pjesëmarrje në Shkollën për politika për vitin 2022, kandidatët për pjesëmarrës në këtë shkollë do të nënshkruajnë deklaratë për pjesëmarrje të obligueshme në të gjitha seminaret edukative, në përputhje me Programin vjetor të punës së Qendrës Presidenciale për Edukim Politik për vitin 2022.

Aplikimi i tërësishëm duhet të dërgohet më së voni deri më 22shkurt 2022 në [email protected].

Për më shumë informacione mbi Shkollën për politika për vitin 2022, ju Lutemi të shikoni dokumentin në shtojcë “Pyetjet e parashtruara shpesh”.

Qendra Presidenciale për Edukim Politik synon të organizojë evenimente inkluzive dhe të qasshme të cilat do të mundësojnë që të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar, të marrin pjesë tërësisht. Nëse keni nevojë për më shumë informacione mbi qasjen në këto evenimente apo aplikim, mund të na kontaktoni në [email protected].

*Të drejtë për pjesëmarrje do të kenë kandidatët e paraqitur të cilët i plotësojnë kushtet e dhëna dhe që do të dorëzojnë aplikim të tërësishëm dhe në kohë.

**Shpenzimet për seminaret dhe qëndrimin në hotel gjatë Shkollës për politika për vitin 2022 do të mbulohen nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik dhe nga organizatat partnere. Seminaret edukative do të mbahen në përputhje me protokollet për punë në kohë të pandemisë me kovid-19, të përgatitura nga Komisioni i sëmundjeve ngjitëse dhe të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Paraqitje
Pyetje të parashtruara shpesh

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....