Qëndrimi i Presidentit Pendarovski për hapjen e klubit “Vanço Mihajllov VMRO” në Manastir

17 Prill 2022 | Kumtesat

Edhe pse hapja e qendrave kulturore kudo në botën demokratike është hap në afrimin e popujve dhe të kulturave të tyre, emërtimi i institucioneve nga fusha e kulturës sipas një bashkëpunëtori të dëshmuar të regjimit fashist të Luftës së Dytë Botërore nuk i shërben asaj kauze fisnike.

Duke mos e kontestuar qëllimin e mirë të kryeministrit Petkov, dje në Manastir në përbërjen e delegacionit bullgar ishin edhe dy përfaqësues të pushtetit të kaluar në Sofje të cilët ishin kundërshtarët më të zëshëm të rrugës maqedonase për në Evropë. Me vetë praninë dhe deklaratat e tyre janë minimizuar mesazhet për fqinjësinë e mirë dhe për bashkëpunimin të cilat janë dërguar nga kryeministri bullgar.

Në vitin 2017, ideja, që të formohet komision i përbërë nga historianë, ishte të gjendet kompromis për ngjarjet dhe personalitetet historike të cilat duhet të festohen bashkërish edhe nga populli maqedonas edhe nga populli bullgar. Për fat të keq, dje në Manastir është bërë përpjekje një bashkëpunëtor i dëshmuar i regjimit nazist hitlerian të prezantohet si urë afrimi midis dy shteteve. Jam i sigurt se as populli maqedonas, as populli bullgar nuk mendojnë se personaliteti dhe (jo)vepra e Vanço Mihajllovit mund të kontribuojnë në atë drejtim.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....