Qytetarët me propozimet e veta mund të përfshihen në përpilimin e MKD2030

17 Shkurt 2022 | Kumtesat

Me qëllim që të krijojmë politika të cilat do të jenë afatgjate, të qëndrueshme dhe të mbështetura me konsensus, kurse në drejtim të transparencës së procesit për përpilim të Kornizës për zhvillim MKD2030, qytetarët dhe të gjithë faktorët e interesuar në shoqëri kanë mundësi të dorëzojnë propozimet, qëndrimet dhe mendimet e veta me dërgim të drejtpërdrejtë nëpërmjet faqes së internetit www.mkd2030.mk kushtuar Kornizës për zhvillim MKD2030.

Faqja e internetit www.mkd2030.mk ka për qëllim informimin dhe njohjen e opinionit më të gjerë me MKD2030, si kornizë për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dokument strategjik i cili përgatitet me iniciativë të Presidentit Pendarovski.

Kjo faqe interneti i përmbledh informacionet dhe aktivitetet lidhur me MKD2030, çfarë përfaqëson ky dokument dhe cili është qëllimi i tij, si përpilohet dhe kush merr pjesë në përgatitjen e tij.

Nëpërmjet këtij procesi të hapur të konsultimeve këmbëngulim të krijojmë zgjidhje konkrete dhe konstruktive, të cilat do të përfaqësojnë interesin real të qytetarëve dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë.

Përfshihuni nëpërmjet www.mkd2030.mk

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....