Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin bullgar Radev

1 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Sofje u takua me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Në këtë takim u bisedua mbi mundësitë për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, si dhe mbi sfidat aktuale të krizës energjetike me të cilën po ballafaqohet Evropa.

Presidenti Pendarovski dhe Presidenti Radev u angazhuan për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fushat të interesit të përbashkët.

Të dy presidentët shkëmbyen informacione mbi gjendjen me krizën energjetike dhe ballafaqimin me të. Në këtë takim u shkëmbyen mendime edhe mbi mundësitë për furnizim me energji elektrike nga Republika e Bullgarisë, me respektim të rregullativës evropiane.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...