Presidenti Pendarovski i mirëpriti kadetët hendbollistë pas triumfit në EHV kampionatin në Lituani

22 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti reprezentacionin maqedonas të hendbollit të kadetëve, pas fitimit të vendit të parë në Kampionatin EHF (nën 18 vjet) këtë muaj në Lituani.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi për lojën e përkryer në ekip, duke theksuar se impresionon rruga deri te titulli kampion pa asnjë humbje dhe fakti që në ekipin ideal të kampionatit janë përzgjedhur katër përfaqësues maqedonas.

Jemi krenarë që reprezentacioni kadet me triumfin superior e vazhdon traditën e rezultateve të përkryera në hendbollin maqedonas, si një nga sportet tona më të suksesshme, tha Presidenti Pendarovski para përfaqësuesve të reprezentacionit maqedonas.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u dëshiroi kadetëve suksese të mëtejshme, pasi që me triumfin në Kampionatin EHF në Lituani siguruan vend në kampionatin botëror të kadetëve në vitin 2023 dhe në kampionatin evropian të të rinjve në vitin 2024.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit