Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

2 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir efendi Fetahu:

“Të gjithë besimtarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut u dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe myslimane – Ramazan Bajram.

Sinqerisht, Ju dëshiroj ditët e festës t’i kaloni në rrethin e më të afërmve, me shëndet të përkryer dhe me humor të mirë.

Muaji i shenjtë, Ramazani është muaj agjërimi, dhurimi, faljeje, muaj i përforcimit të besimit, mirëkuptimit dhe respektimit të të tjerëve. Me festimin e përbashkët të kësaj feste si dhe të festave të tjera fetare dërgojmë qartë mesazh se toleranca ndërfetare dhe ndëretnike, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë, janë shtyllat e shoqërisë maqedonase.

Vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë krizat shëndetësore, ekonomike dhe energjetike si dhe të gjitha kërcënimet eventuale të sigurisë. Pikërisht ditët e festave na rikujtojnë se të bashkuar, solidarë dhe me mendim dhe zemër të pastër, mund të ndërtojmë shoqëri me prosperitet dhe jetë më të mirë, më të qetë dhe më me dinjitet për të gjithë qytetarët.

Gëzuar Ramazan Bajramin!”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....