Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të 21-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe e dërgoi këtë mesazh:
“Para 21 vitesh, në Ohër, kryetarët e katër partive më të mëdha të atëhershme, së bashku me Presidentin Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së e nënshkruan Marrëveshjen kornizë e cila e ndaloi eskalimin e mëtejshëm të konfliktit dhe solli paqe dhe stabilitet si parakushte për zhvillimin e mëtejshëm demokratik të shoqërisë maqedonase.
Fitimet kryesore nga kjo marrëveshje ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit. Me të u vendosën edhe themelet e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjvënëse me të cilat garantohen të drejtat e bashkësive etnike më të vogla në numër.
Në 21 vitet e kaluara, midis të tjerash edhe nëpërmjet zbatimit të Marrëveshjes kornizë u bëmë anëtare e NATO-s, kure, e morëm edhe statusin për kandidat dhe i filluam negociatat me Bashkim Evropian. Në atë proces ndërtuam model të demokracisë funksionale multietnike e cila e ruan paqen dhe stabilitetin dhe vendosi standardet më të larta për të drejtat e bashkësive.
Sot, kur jemi dëshmitarë të luftës në tokën evropiane dhe kur jetojmë nën presionin e kërcënimeve të reja dhe të vjetra të sigurisë duhet të kemi para sysh një nga parimet themelore të Marrëveshjes kornizë me të cilin përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike, tërësisht dhe absolutisht, është e palejueshme, sepse vetëm zgjidhjet politike dhe dialogu mund të garantojnë një të ardhme stabile dhe demokratike.
Të gjitha përpjekjet tona në të ardhmen t’i drejtojmë kah një zhvillimi më të fuqishëm ekonomik, arsimit dhe shëndetësie cilësore, si dhe mjedisit të shëndetshëm jetësor ku do të ekzistojnë të gjitha supozimet që çdo qytetar t’i realizojë ambiciet dhe potencialet e veta.”