Rast i përcaktuar me kovid-19 dhe veprimet e ndërmarra

18 Maj 2020 | Kumtesat

Në orët e pasdites së 17 majit 2020 (e diel) është kryer testim për kovid-19 një personi nga ekipi i sigurimit të Presidentit Stevo Pendarovski, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është përcaktuar rezultat pozitiv.

Anëtari i sigurimit të Presidentit është pjesë e ekipit më të gjerë të sigurimit, që nënkupton se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Presidentin. Javën e kaluar ka shfrytëzuar pushim, kurse për herë të fundit ka qenë në vendin e punës më 11 maj 2020 (e hënë).

Pas zbatimit të anketës epidemiologjike, është përcaktuar se duhet të testohen edhe 11 persona të cilët kanë qenë në kontakt me personin që është pozitiv.

Të 11 personat janë testuar dhe janë negativë ndaj kovid-19, por edhe përkrah kësaj mbeten në vetizolim deri më 25 maj, deri në përfundimin e inkubimit prej 14 ditësh.

Pas kryerjes së analizës epidemiologjike, Presidenti Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij janë vlerësuar si kontakte të linjës së dytë, për të cilët sipas protokollit epidemiologjik nuk rekomandohet izolim.

Presidenti vazhdon me kryerjen e detyrave të rregullta të punës.

Kabineti i Presidentit vazhdon të funksionojë pa pengesë, në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga kovid-19. Në dy muajt e kaluar të punësuarit punojnë me orar të ndryshëm. Pjesa më e madhe e aktiviteteve mbahet në hapësirë të hapur. Në takimet dhe evenimentet mbahet distanca e rekomanduar fizike, përdoret pajisje mbrojtëse si maska dhe dorashka, mjete për dezinfektim, kurse hapësirat në “Vilën Vodno” pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...