Biseda e Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Armatës të vendosur në operacione dhe misione ndërkombëtare

27 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot pati videobiseda me përfaqësuesit e Armatës sonë që janë vendosur në operacionet dhe misionet ndërkombëtare, të udhëhequra nga OKB-ja, NATO-ja dhe BE-ja.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti paqeruajtësit tanë të cilët janë të angazhuar në operacionin për mbështetje të paqes “KFOR” në Republikën e Kosovës – të udhëhequr nga NATO-ja, në misionin e NATO-s aktivitetin për rritjen e pranisë në terren në Republikën e Letonisë, në misionet e NATO-s aktivitetet për rritjen e vigjilencë në Republikën e Bullgarisë dhe në Rumani, në operacionin për mbështetjen e paqes “ALTEA” në BiH – të drejtuar nga BE-ja dhe në misionin “UNIFIL” në Republikën e Libanit – të drejtuar nga OKB-ja.

Në këtë biseda, Presidenti Pendarovski i falënderoi për angazhimin e tyre, si edhe për profesionalizmin dhe sakrificën nëpërmjet të cilave përfaqësuesit e Armatës sonë kontribuojnë aktivisht për paqen dhe sigurinë në botë dhe përbëjnë investimin më të rëndësishëm në mbrojtjen kolektive.

Duke ua uruar festat e fundvitit, Presidenti Pendarovski u dëshiroi paqeruajtësve tanë shëndet dhe suksese dhe u rekomandoi që edhe mandej të mbeten të përkushtuar dhe profesionalë në zbatimin e detyrave, duke i mbrojtur vlerat e përbashkëta – paqen dhe lirinë, në vendet ku janë vendosur.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit