Bisedë telefonike e Presidentit Stevo Pendarovski me Presidenten e Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili

21 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë telefonike me Presidenten e Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili.

Në këtë bisedë, bashkëfolësit shkëmbyen mendime në lidhje me marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve, mbi gjendjet aktuale dhe sfidat në rajonet e Kaukazit dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe për aktivitetet e ardhshme në suazat e kryesimit me OSBE-në nga treshi, Suedia, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.

Në këtë rast, Presidenti Pendarovski foli edhe për prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2003 dhe e përgëzoi idenë e Presidentes së Gjeorgjisë që të mbahen konferencë në Tbilisi me pjesëmarrje të grave liderë në ballafaqimin me konfliktin, për paqen dhe sigurinë, me mbështetje të OSBE-së.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...