Reagimi i Presidentit Stevo Pendarovski në lidhje me arratisjen e ish-drejtorit të DSK-së

22 Shkurt 2021 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski në lidhje me arratisjen e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente t’i ndërmarrin masat e domosdoshme me qëllim që të zbatohet vendimi gjyqësor për arrestim të tij.

“Ngjarjet e tilla janë të papranueshme për një vend i cili pret të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe i cili punon me këmbëngulje në reformimin e sistemit gjyqësor dhe ndërtimin e besimit në shtetin juridik. Kjo i diskrediton përpjekjet dhe shpresat për ballafaqim me krimin dhe korrupsionin e lartë”, thekson Presidenti Pendarovski.

Presidenti pret që institucionet kompetente në afat sa më të shkurtër të zbatojnë hetim për zbardhjen e tërësishme të rasti dhe nëse konstatohen çfarëdo lloj lëshimesh nga institucionet kompetente të ndërmerret përgjegjësi.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi edhe penale edhe morale. Lufta për shtet juridik nënkupton se secili i cili ka shkelur ligjin duhet të dënohet, rekomandon Presidenti Pendarovski.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....