Reagim ndaj deklaratës së Hristijan Mickoskit

1 Gusht 2021 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski është jashtëzakonisht i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga kualifikimi i zotit Mickoski, sipas të cilit, festimi i nesërm me rastin e festës më të madhe maqedonase – Ilindenit, në Krushevë, do të jetë “ceremonial cirkus”. Nuk mbahet mend, vite më parë që një politikan i yni të ketë treguar një mosrespektim kaq të thellë ndaj heronjve, krijuesve dhe artistëve më të mëdhenj të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas, duke e nënvlerësuar tërësisht faktin se delegacioni shtetëror, me në krye Presidentin Pendarovski do të vendosë kurorë dhe lule të freskëta pranë varrit të presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, pranë përmendores së heronjve në Sliva dhe në vetë Meçkin Kamen, kurse do të jetë i pranishëm edhe në panihidën që do të mbahet për nder të heronjve dhe të veprës së tyre në kishën “Shën. Nikolla”.

Megjithatë, duke e pasur parasysh faktin se sipas Mickoskit, festimi i Ilindenit në Krushevë më 2 Gusht do të jetë “ceremonial cirkus”, atëherë nuk na befason vendimi i tij që festën më të madhe maqedonase ta festojë në Tashmarunishta, dhe jo në Krushevë. Ndoshta se luftimet që janë bërë në atë krahinë janë shumë më të rëndësishme se luftimet për çlirimin e Krushevës me të cilat janë vendosur themelet e shtetit maqedonas.

Presidentit Pendarovski i vjen keq që përpjekja e tij e sinqertë për tejkalimin e dallimeve të thella politike të paktën për Ilinden nuk është kuptuar nga një pjesë e liderëve politikë për të cilët partia është ende para shtetit. Pavarësisht nga kjo, Presidenti do të vazhdojë të punojë në të njëjtin drejtim, duke i pasur në plan të parë interesat shtetërore dhe nacionale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....