Presidenti Stevo Pendarovski e kupton dhimbjen e familje të cilat i humbën fëmijët dhe më të afërmit e vet në vrasjen te Liqeni i Smillkovës, si dhe dëshirën e familjeve të të akuzuarve që të zbulohet e vërteta për të gjithë këtë ngjarje.
Presidenti Pendarovski është përpjekur gjithmonë, edhe për këtë ngjarje edhe për të gjitha ngjarjet e tjera juridike-penale, që kryerësit e vërtetë ta marrin dënimin e merituar dhe asnjë i pafajshëm të mos burgoset, nëse për këtë nuk ka dëshmi të vërtetuara në procedurë gjyqësore.
Megjithatë, Presidenti Pendarovski, në lidhje me rastin “Monstrum” nuk ka pasur asnjëherë takim me familjet e të akuzuarve, dhe as nuk ka çfarëdo lloj informacionesh dhe dijenish mbi vrasjet, të marra nga institucionet vendase apo nga burime të huaja, as në periudhën para se të zgjidhet president, as pas zgjedhjes.