Reagim nga Kabineti i Presidentit Pendarovski në lidhje me qëndrimet e shprehura nga VMRO-DPMNE-ja

9 Shkurt 2023 | Kumtesat

Në lidhje me qëndrimet e shprehura nga partia politike VMRO-DPMNE, për Presidentin Stevo Pendarovski, në lidhje me premtimet për prokurim të medikamentit për fibrozë cistike, Kabineti i Presidentit e dërgon këtë reagim:

Për fat të keq, nuk ka qenë analfabet vetëm deputeti i VMRO-DPMNE-së por edhe ata të cilët e kanë shkruar kumtesën e asaj partie politike. Nëse mund t’i ndihmojmë disi njerëzve në VMRO-DPMNE, në vijim ua dorëzojmë kërkesën e Asociacionit për fibrozë cistike për takim me Presidentin në qershor të vitit 2021, ku ata nuk kërkojnë nga Presidenti t’i prokurojë medikamentet, sepse e dinë se institucione kompetente për këtë gjë janë Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Gjithashtu, e dorëzojmë edhe kumtesën e Kabinetit të Presidentit ku askund nuk përmendet premtimi për prokurim me medikamentet, sepse ata të cilët i kuptojnë punët, Presidenti nuk është institucioni kompetent për prokurim të medikamenteve.

Nuk besojmë se përmbajtja e qartë në të dy dokumentet do t’ju ndihmojë të kuptoni për se bëhet fjalë, sepse qëllimi juaj është i qartë, ta diskreditoni kundërshtarin politik dhe kur nuk keni literalisht asnjë argument në anën tuaj.

Është çnjerëzore t’i keqpërdorni tragjeditë personale dhe familjare të njerëzve për të fituar pikë politike.

Të përsëritim edhe njëherë, edhe pse presidenti nuk është kompetent për furnizim me medikamente, ai konsideron se të gjithë personat e kësaj kategorie të sëmurësh, duhet sa më urgjentisht, me patjetër, ta marrin terapinë e domosdoshme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...