Të nderuar,
Në vijim është qëndrimi i Kabinetit të Presidentit Pendarovski në lidhje me reagimin e partisë politike VMRO-DPMNE për qëndrimin e Presidentit Pendarovski mbi vizitën e kryeministrit kosovar Albin Kurti:
Është e pabesueshme pse në partinë politike VMRO-DPMNE nuk mund të kuptojnë se çfarë ndodhi me të vërtetë të premte.
Në shpalljen e tyre të më të re, përveç diskualifikimeve primitive për të cilat njihen në opinion, ata e kritikuan Presidentin e shtetit sepse kërkoi përgjegjësi për organizatorët e tubimit ku është theksuar harta e “Shqipërisë së Madhe”, nuk është interpretuar himni maqedonas, nuk është vendosur flamuri shtetëror!
Është e qartë, për këtë parti politike janë më të rëndësishme kompetencat e komunave dhe të Qytetit të Shkupit, sesa mbrojtja e interesave nacionale të shteti.