Të nderuar,
Me rastin e vizitës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti, në vijim e japim reagimit e Presidentit Pendarovski:
“Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha për ndezje e urrejtjes dhe jotolerancës etnike duke u sulmuar kështu pa dyshim parimet dhe vlerat e Marrëveshjes Kornizë, si dhe koncepti i Maqedonisë si shtet shumetnik.
Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe në Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore në lidhje me përdorimin e flamurit dhe të himnit shtetëror dhe të simboleve të bashkësive, duke i injoruar simbolet e shtetit. Në këtë drejtim u bëj thirrje organeve kompetente në afatin më të shkurtër të mundshëm t’i kryejnë proceduat e përcaktuara.
Mënyra e realizimit të idesë për riemërtimin e rrugës në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimin e trashëgimisë historike të të gjitha bashkësive në shtet. Në këtë aspekt, pres shërbimet kompetente të inspektimit të kontrollojnë se a është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë gjatë marrjes së vendimit, i cili duhet t’i përfshijë edhe votat e bashkësive të cilat nuk janë shumicë në atë komunë.”