Presidenti Pendarovski në Malme mbajti fjalim në Forumin ndërkombëtar mbi përkujtimin e holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “Kujto – Reago”

13 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Malme, Mbretëria e Suedisë, mbajti fjalim në Forumin ndërkombëtar mbi përkujtimin e holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “Kujto – Reago”, në sesionin “Ruajtja e dëshmive dhe zhvillimi i arsimit për të ardhmen”.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski rikujtoi fatin tragjik të hebrenjve maqedonas, dhe, siç tha, mizoritë që kanë ndodhur në territorin e Republikës së sotshme të Maqedonisë së Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore për të cilat bota duhet të mësojë më shumë.

“7.144 hebrenj janë dërguar nga territori i Republikës së sotshme të Maqedonisë së Veriut në Treblinka. Të gjithë janë vrarë aty. Kjo është 98 përqind e të gjithë popullatës hebre që ka jetuar në atë rajon, në atë pjesë të Ballkanit në atë kohë. Flas për vitin 1943, kur të gjithë këta njerëz janë marrë nga shtëpitë e tyre. Sipas disa burimeve relevante historike kjo është, për fat të keq, përqindja më e madhe në Evropë e popullatës hebre e cila është marrë dhe vrarë në llogoret e përqendrimit”, tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski rikujtoi se në përkujtim të të gjithë atyre njerëzve, në vitin 2011 në Shkup u ndërtua Qendra memoriale e holokaustit dhe theksoi se deri tani mijëra njerëz e kanë vizituar dhe janë njohur me krimet e kryera nga Gjermania naziste dhe nga aleatët e tyre të atëhershëm. Presidenti Pendarovski në këtë forum paralajmëroi se shteti ynë vendosi të bëjë edhe disa përpjekje në të ardhmen e afërt.

“Do ta zmadhojmë vëllimin e orëve mbi holokaustin dhe antisemitizmin në klasat e fundit të arsimit fillor dhe do të shohim të bëhet e obligueshme, së dyti – do të bëjmë vizita të obligueshme në Qendrën memoriale të holokaustit në Shkup për të gjithë fëmijët, nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm dhe përpjekja e tretë është se Qeveria jonë tashmë e ka miratuar përkufizimin e punës për anticiganizmin dhe diskriminimin ndaj romëve”, tha Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij në këtë forum.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....