Takimi i Presidentit Pendarovski me Rene Trokaz, i dërguar special për Ballkanin Perëndimor të Republikës së Francës

17 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Rene Trokaz, i dërguari special për Ballkanin Perëndimor i Republikës së Francës.

Bashkëfolësit biseduan mbi gjendjet aktuale në shtet, si dhe fazat e ardhshme të cilat duhet të kompletohen si pjesë e procesit për negociatat aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Në këtë takim u fol edhe për marrëdhëniet me fqinjësinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në kontekst të eurointegrimeve, si dhe mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjet dhe perspektivat e vendeve të rajonit në kontekstin më të gjerë gjeopolitik dhe të sigurisë.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen dhe ekspertizën franceze të cilën  marrin në procesin eurointegrues dhe shprehu pritjen që Franca, si një nga shtyllat e Bashkimit Evropian, me mbështetjen e vet, të japë kontribut themelor mbi integrimin më të shpejtë të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u konstatua se marrëdhëniet maqedonase-franceze bazohen në miqësinë tradicionale dhe mirëkuptimin dhe respektimin e ndërsjellë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit