Takimi i Presidentit Pendarovski me Riçard Nefju, koordinator global për antikorrupsioni i Stejt Departamentit

10 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Riçard Nefjun, koordinatorin global për antikorrupsioni të Stejt Departamentit amerikan.

Në këtë takim u bisedua mbi temat aktuale lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet e shtetit për të vendosur sistem efikas për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski theksoi se lufta kundër krimit dhe kundër korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë edhe korrupsionin e lartë, është me rëndësi të jashtëzakonshme në përpjekjet për ndërtimin e shtetit juridik dhe për fitimin e besimit nga qytetarët te institucionet.

Presidenti Pendarovski referoi mbi përgatitjen e shtetit, në përputhje me prioritetet nacionale, që ta vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në në përpjekjet për shkatërrimin e korrupsionit, kurse në funksion të përparimit të proceseve demokratike në shtet nëpërmjet mundësimit të menaxhimit më të mirë dhe sundimit të të drejtës.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson shumë mbështetjen dhe ndihmën që e merr nga SHBA-ja në përpjekjet e saj për përmirësim në fushën e sundimit të të drejtës dhe në luftën kundër korrupsionit dhe shprehu pritjen se ajo do të vazhdojë nëpërmjet mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....