Presidenti Pendarovski në Stokholm u takua me spikerin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlen

15 Tetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Stokholm, në suazat e vizitës së punës në Mbretërinë e Suedisë, u takua me spikerin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlen, si dhe me një pjesë të anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme, Komisionit të Çështjeve Evropiane, kryetarin e Grupit Parlamentar për Miqësi të Parlamentit të Suedisë me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me kryesuesin dhe anëtarët e Grupit Drejtues të Bashkëpunimit për Zhvillim Demokratik me Maqedoninë e Veriut.

Bashkëfolësit biseduan mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe mbi ngjarjet aktuale në procesin evrointegrues, si dhe mbi bashkëpunimin midis dy parlamenteve. Presidenti Pendarovski, duke shprehur falënderimin për mbështetjen parimore të Suedisë, theksoi se shteti ynë do të vazhdojë të punojë mbi agjendën reformuese vendase. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se në periudhën e ardhshme do të përforcohet mbështetja politike nga Suedia. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se ngërçi në zgjerimin e Bashkimit Evropian do të pasqyrohet mbi stabilitetin dhe do të ketë pasoja negative afatgjata mbi zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Në këtë takim bashkëfolësit konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Suedia kultivojnë marrëdhënie jashtëzakonisht dinamike dhe miqësore, ku janë theksuar përpjekjet për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit politik. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski dhe spikeri i Parlamentit, Norlen, e theksuan Grupin Drejtues për Zhvillim Demokratik midis parlamenteve të të dy shteteve, të formuar para pak kohe, si një vlerë e shtuar e rëndësishme e bashkëpunimit parlamentar dhe atij bilateral në përgjithësi.

Në Parlamentin suedez, bashkëfolësit biseduan edh mbi prioritetet e Suedisë si kryesuese aktuale me OSBE-në, nëpërmjet të cilave i përfaqëson përpjekjet për përforcim të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në të gjitha forumet relevante, kurse bazohet në përkushtimin e fuqishëm mbi rendin evropian të sigurisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...