“Rituit ushqim” në Kabinetin e Presidentit Pendarovski

19 Mars 2021 | Kumtesat

 

Presidenti Stevo Pendarovski, së bashku me bashkëshorten Elizabeta dhe djalin Ognen, sot, në Kabinetin e Presidentit, përgatitën ushqim për personat e pastrehë dhe të rrezikuar socialë si mbështetje e aktivitetit shumëvjeçar të iniciativës joformale qytetare “Rituit ushqim”.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti misionin fisnik të “Rituit ushqim” në sigurimin e ushqimit për qytetarët në rrezik social, si dhe i inkurajoi të gjitha institucionet, kompanitë, organizatat dhe individët, në përputhje me mundësitë dhe resurset e vete, kurse në shpirtin e shoqërisë sonë solidare, të përfshihen aktivisht në dhënien e kujdesit për ata të cilët kanë më shumë nevojë për këtë gjë.

Bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska, e cila edhe më parë ishte pjesë e kësaj veprimtarie humane, e theksoi mbështetjen e vet personale për promovim të solidaritetit dhe dhënien e ndihmës për kategoritë më vulnerabile të qytetarëve dhe theksoi se kjo është veçanërisht e domosdoshme në këtë periudhë të një sërë sfidash socioekonomike të imponuara nga kovid-19. Në këtë kontekst, Gjorgievska tha se kontributi i secilit, madje edhe më i vogli, është një hap i madh në luftën e përbashkët kundër pasigurisë ekzistenciale me të cilën po ballafaqohen bashkëqytetarët tanë.

Iniciativa qytetare Rituit ushqim” së bashku me Shoqatën “Vepra të vërteta të mirësisë” tashmë prej gjashtë vjetësh i ndihmojnë personat socialë të rrezikuar. Të dyja organizatat, si dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqëria për zhvillim humanitar-shoqëror – Projekti “Lumturia” dhe “Ushqim për të gjithë – Banka e ushqimit” janë partnerë në aksionet humanitare të iniciuara nga Kabineti i Presidentit Pendarovski, në suazat e projektit “Jemi vullnetarë për shoqëri solidare”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....