Presidenti Stevo Pendarovski, së bashku me bashkëshorten, Elizabeta Gjorgievska dhe anëtarët e kabinetit sot përgatitën ushqim për të pastrehët dhe personat socialë të rrezikuar, si mbështetje e aktivitetet shumëvjeçar të iniciativës joformale qytetare “Rituit ushqim”.
Ky është aktiviteti i tretë i përbashkët i Kabinetit të Presidentit dhe “Rituit ushqim”, kurse deri më tani janë përgatitur 300 porcione. Për përgatitjen e sotshme të porcioneve të ngrohta për herë të parë është siguruar edhe donacion i artikujve, kurse në përputhje me festat e Pashkës së Madhe në meny ka edhe ushqim për kreshmë.
Duke i përgëzuar për aktivitetet e deritanishme të “Rituit ushqim”, Presidenti Pendarovski tha se dhënia e kujdesit për kategoritë më të lëndueshme të qytetarëve është me rëndësi të veçantë në këtë periudhë të rëndë të pandemisë, kur shumë bashkëqytetarë tanë po ballafaqohen me probleme të ekzistencës.
Bashkëshortja e Presidentit theksoi se është e rëndësishme ruajtja e vazhdimësisë në aktivitetet e përbashkëta, sidomos për shkak të nevojës së madhe për ushqim solidar të shkaktuar nga kriza ekonomike dhe shëndetësore e imponuar nga pandemia, si dhe shprehu shpresën për përfshirjen sa më të madhe, të më shumë personave dhe donatorëve në këtë aksion humanitar.
Iniciativa qytetare “Rituit ushqim” së bashku me shoqatën “Veprat e vërteta të mirësisë” tashmë prej gjashtë vjetësh po i ndihmojnë personat e rrezikuar socialë. Të dyja organizatat ishin pjesë e aksionit humanitar të iniciuar nga Kabineti i Presidentit Pendarovski “Jemi vullnetarë për një shoqëri solidare”.